Ministria e Shëndetësisë

08 Shkurt, Tiranë- Sot u paraqitën për rivaksinim 60 mjekë dhe infermierë në Stadiumin ‘Air Albania’.

Deri tani janë 689 personel shwndetwsor që kanë marrë dozën e parë dhe 390 personel shëndetësor kanë marrë dozën e dytë. Në total deri tani janë administruar 1,079 doza të vaksninës antiCOVID.

Plani kombëtar i vaksinimit, parashikon vaksinimin së pari, të stafeve mjekësore në vijën e parë si dhe vaksinim të kombinuar të grupeve të riskut.