Ministria e Shëndetësisë

06 Shkurt, Tiranë- Sot u paraqitën për vaksinim 72 mjekë dhe infermierë në Stadiumin ‘Air Albania’.
Janë 689 personel që kanë marrë dozën e parë dhe 330 personel shëndetësor kanë marrë dozën e dytë. Në total deri tani janë administruar 1,019 doza të vaksninës antiCOVID.
Krahas vaksinimit për dozat e dyta, po vijohet edhe me vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve për herë të parë. Plani kombëtar i vaksinimit, parashikon vaksinimin së pari, të stafeve mjekësore në vijën e parë si dhe vaksinim të kombinuar të grupeve të riskut.