.

vije ndarëse

Postuar më: 08/07/2021

NJOFTIM- Për të gjithë punonjësit social, që nuk janë regjistruar në regjistrin e Urdhrit të Punonjësve Social të Republikës së Shqipërisë

Në zbatim të ligjit Nr. 163/2014 “Për Urdhrin e Punonjësve Social në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, është ngritur Komisioni i Përkohshëm i Urdhrit të Punonjësve Social. Ky komision do të bëjë tëmundur regjistrimin e anëtarëve të Urdhrit, sipas kritereve të përcaktuara në nenin 8, të ligjit Nr. 163/2014 , i ndryshuar; të gjithë punonjësit social, të cilët nuk janë regjistruar në thirrjen e parë për regjistrimin paraprak, në periudhën 26 tetor-25 nëntor 2016, të fillojnë procedurat e regjistrimit si anëtarë të Urdhrit të Punojësve Social, sipas kritereve të përcaktuara në ligj.
Të interesuarit duhet të paraqiten pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kati parë, ora 09:00-15:00 nga data 12 -23 Korrik 2021, për të dorëzuar dokumentat si më poshtë:
1) Kopje e diplomës së punonjësit social, sipas përcaktimeve të
legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë në Republikën e
Shqipërisë. (Kërkesa minimale për formimin dhe kualifikimet
profesionale për punonjësit socialë është që të ketë përfunduar 2 cikle studime në Punë Sociale, brenda ose jashtë vendit)
2) Certifikata e gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penaliteti)
3) Deklaratë personale
4) Kopje e kartës së identitetit

Për shtetasit e huaj të cilët duan të ushtrojnë profesionin në Republikën e Shqipërisë:
1) Shtetasit e huaj, për ushtrimin e profesionit të punonjësit social në Republikën e Shqipërisë, detyrohen të anëtarësohen paraprakisht në Urdhrin e Punonjësve Socialë të Republikës së Shqipërisë, duke dorëzuar dokumentat e mëposhtme;
a) njohjen e diplomës dhe çertifikatave të specializimeve të kryera prej tij;
b) një rekomandim nga një specialist vendas i së njëjtës fushë, anëtar i Urdhrit të Punonjësve Social.
c) lejen e qëndrimit dhe të punës në Republikën e Shqipërisë;
d) certifikatën e mirësjelljes (Good Standing Certificate) nga Urdhri/Dhoma apo Shoqata e Punonjësve Socialë të vendit të vet, ku vërtetohet se është i regjistruar, e ushtron profesionin dhe nuk ka marrë masa ndëshkimore;

Për informacion më të detajuar, mund të drejtoheni pranë:
Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale, Fakulteti i
Shkencave Sociale, Universiteti Tiranë;
Departamentit të Shkenca Sociale, Fakulteti i Shkencave të
Edukimit- Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan;
Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Aleksander Moisiu”, Kampusi i ri Spitallë, Durrës;
Departamentit të Psikologjisë dhe Punës Sociale, Fakulteti i
Shkencave të Edukimit- Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.