.

vije ndarëse

Postuar më: 10/01/2023

Plani i ri spitalor, Manastirliu: Autonomi menaxheriale nis me disa spitale

Tiranë 10 Janar- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu duke folur për investimet e realizuara, prezantoi projektin pilot të riorganizimit të sistemit shëndetësor.
“Me investimet në infrastrukturën shëndetësore dhe incentivat për stafet mjekësore, do të hyjmë në fazën operacionale të reformës për transformimin e sistemit shëndetësor, me fillimin e pilotimit të autonomisë spitalore, në Spitalin Memorial Fier si dhe me menaxhimin e përbashkët me menaxherët që kanë ardhur nga Turqia, që I paraprin përgatitjes së paketës së aplikimit të Autonomisë menaxheriale për QSUT dhe spitalet e tjera në vazhdim.”-tha Manastirliu.
Në vijmësi, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vendosi fokusin në fuqizimin e burimeve njerëzore, të cilat do të tjetërsojnë shërbimin kundrejt pacientit.
“Hartimi dhe miratimi I Planit Kombëtar Spitalor dhe paketa e akteve nënligjore të Ligjit për Kujdesin Spitalor do të nxisë mirëadministrimin dhe rrisë eficencën e spitaleve, si dhe për herë të parë do të përfshijmë në modelet e administrimit një qasje të integruar duke krijuar qendrat rajonale spitalore, me synim mirëadministrimin e burimeve njerëzore dhe financiare me synim më shumë shërbime afër vendbanimit për qytetarët.”-u shpreh Manastirliu.