Ministria e Shëndetësisë

Ja një shembull kuptimplotë që flet sa miliona fjalë për punën e palodhur në rrugën e mundimshme të Rilindjes së Shëndetësisë.
Sot në QSUT u çel nje Qendrër e re e Konsultave. Ky model i parë bashkëkohor i shërbimeve mjekësore me një ndalesë, është një mekanizëm modern regjistrimi, pritjeje dhe trajtimi për çdo qytetar në nevojë për një konsultë në spital.
E pajisur me aparatura për ekzaminime bazë dhe një sistem kompjuterik për administrimin e proceseve, kjo qendër hap rrugën për të shmangur radhët njëzet e kusur vjeçare në sportelet e QSUT. Për rezervimin e konsultës është vënë në përdorim të qytetareve një sistem unik i rezervimit nëpërmjet numrit të gjelbër dhe platformës online, të aksesueshme në faqen e internetit të QSUT-së. Sistemi është online që nga planifikimi i vizitës e deri tek përzgjedhja e dhomës për shtrim.

{:}