Ministria e Shëndetësisë

Në analizën vjetore të Fondit të sigurimeve shëndetësore ku diskutuam për realizimin e 11 transplanteve falas të veshkave dhe situatën krejt re me barnat e rimbursimit në vend.

Më shumë se 1/2 e barnave që importohen sot në Shqipëri janë patenta, nga vetëm 1/3 që ishin në 2013, pasi çmimet u ulën jo pse u shtuan gjenerikët, por e kundërta është e vërtetë! Zgjeruam me 85 barna të reja listën e rimbursimit në pak se dy vjet e gjysëm dhe në 2015, barnat origjinatore përbëjnë 54% të importit, nga vetëm 35% në 2013.

Po ashtu, diskutuam edhe për kontrollin bazë shëndetësor, me të cilin vlerësojmë, komunikojmë dhe menaxhojmë riskun, ndërkohë që “check-up” kushton vetëm 1.9% të buxhetit vjetor të shëndetësisë për 2016.

Ndërkohë që 11 pacientë me “Hepatit C” u trajtuan falas për herë të parë vjet me barin e rimbursuar “Sovosfubir”, në vlerën 453 mijë euro, fillojmë për herë të parë këtë vit edhe rimbursimin e pajisjeve mjekësore

{:}