Ministria e Shëndetësisë

30 Dhjetor 2021 – Vijon vaksinimi masiv në të gjitha pikat vaksinimit antiCOVID.
Në 24 orët e fundit janë kryer 9,526 vaksinime dhe janë evidentuar nga mjekët e familjes gjatë kësaj periudhe 26,739 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, nëpërmjet çertifikatave të vaksinimit ose 52,678 vaksinime të aplikuara jashtë vendit deri më sot.
Nga dozat e vaksinës antiCOVID, të kryera në Shqipëri janë: 1,144,557 doza të para; 1,035,614 doza të dyta dhe 145,961 doza të treta.
Në raportimet e vaksinimit në vijim do të përfshihen edhe të dhënat e qytetarëve shqiptarë që janë vaksinuar jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit.
Në total janë kryer 2,378,810 vaksinime antiCOVID.
**Numri total i vaksinimeve te raportuara sot, përfshin edhe vaksinimet e kryera jashtë vendit