09 Janar 2022 – Vijon vaksinimi masiv në të gjitha pikat vaksinimit antiCOVID.
Në 24 orët e fundit janë kryer 8,563 vaksinime dhe janë evidentuar nga mjekët e familjes 398 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, nëpërmjet çertifikatave të vaksinimit ose 769 vaksinime të aplikuara jashtë vendit.
Nga dozat e vaksinës antiCOVID, të kryera në Shqipëri dhe ato të evidentuara, janë kryer 1,175,177 doza të para; 1,060,267 doza të dyta dhe 162,763 doza të treta.
Në raportimet e vaksinimit në vijim do të përfshihen edhe të dhënat e qytetarëve shqiptarë që janë vaksinuar jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit.
Në total janë kryer 2,469,435 vaksinime antiCOVID.
**Numri total i vaksinimeve te raportuara sot, përfshin edhe vaksinimet e kryera jashtë vendit.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.