26 Korrik – Vijon vaksinimi masiv nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, krahas në pikat e përqëndruara te vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,138,771 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 498,724 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Në ditën e shtatë të javës së vaksinimit të hapur për moshën +18 vjeç janë kryer 4,686 vaksinime.
Aktualisht po kryehet vaksinimi për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të institucioneve në kontakte direkte me qytetarët.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.