Ministria e Shëndetësisë

27 Gusht – Vijon vaksinimi masiv në pikat e përqëndruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet.

 

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,415,907 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 608,539 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e enjte, datë 26 gusht janë kryer 10,254 vaksinime në të gjithë vendin.

 

Gjatë muajit Gusht, i cili është muaji i hapur i vaksinimit masiv, të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCovid. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 1,899,172 vaksina anticovid.