.

vije ndarëse

Postuar më: 23/09/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 1,674,093 vaksinime

23 Shtator – Vijon vaksinimi masiv, prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,674,093 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 747,441 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e mërkurë, datë 22 Shtator, janë kryer 8503 vaksinime në të gjithë vendin.

Krahas pikave të përqëndruar dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit, të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCOVID.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,045,310 vaksina antiCOVID.