18 Qershor – Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 57 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Në 24 orët e fundit janë kryer 8,401 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 862,628 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 351,453 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.