.

vije ndarëse

Postuar më: 06/07/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 994,081 vaksinime

06 Korrik – Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të institucioneve në kontakte direkte me qytetarët.
Në 24 orët e fundit janë kryer 5,531 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 994,081 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 419,894 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.