Ministria e Shëndetësisë

Lundroni në këtë Seksion

Znj. Ina Majko

Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Znj. Ina Majko është emëruar Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Socialekorrik 2025.
Ajo udhëheq politikat horizontale të përfshirjes sociale në nivel kombëtar, me fokus te
akses i barabartë në shërbime, fuqizimi i grupeve të margjinalizuara
dhe ulja e pabarazive përmes partneriteteve ndërsektoriale dhe politikave të bazuara në evidencë.


🎓 Arsimi

Me një formim akademik që ndërthur shkencat e natyrës me politikat publike,
Ina ka përfunduar studimet Master i ShkencaveShkenca dhe Politika Mjedisore
Universitetin e Evropës Qendrore (CEU), Budapest, në vitin 2019.
Ajo ka përfunduar gjithashtu BachelorBiologji pranë Universitetit të Tiranës në vitin 2016.
Është alumne e programit Roma Graduate Preparation Program (RGPP) të CEU, që synon zhvillimin e liderëve të rinj në fushën e drejtësisë sociale.


💼 Eksperienca Profesionale

  • Ka punuar si copywriterTring Communications (2022–2025) dhe më herët në PIK Agency (2020–2022),
    duke zhvilluar fushata kreative dhe komunikime strategjike për marka dhe institucione të njohura.
    Paralelisht, është autore dhe moderatore e emisionit radiofonik
    “Romët Krenarë”Radio Tirana (RTSH) që prej vitit 2023, një seri javore kushtuar historisë, kulturës dhe identitetit të komunitetit rom në Shqipëri.
  • Në fushën e kërkimit dhe politikave sociale, ka bashkëpunuar me organizata si
    Rrjeti Evropian për Personat pa Shtetësi (ENS), Londër (2021),
    Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) (2020),
    Instituti për Politika Mjedisore (2019–2020) dhe OSBE (2014–2015),
    duke kontribuar në studime për drejtësinë mjedisore, barazinë gjinore dhe mbrojtjen e fëmijëve.
  • Eksperienca e saj përfshin gjithashtu punën si Project Manager dhe Koordinatore
    Roma Active Albania (2013–2017), ku ka udhëhequr nisma për fuqizimin e komuniteteve rome dhe përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje.

⚖️ Kontributi Profesional

Znj. Ina Majko ka ndërtuar një profil që ndërthur ekspertizën akademike me
komunikimin publik dhe përvojën në terren — një kombinim që e karakterizon
edhe në detyrën e sotme si Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.