.

vije ndarëse

Postuar më: 15/03/2020

15 mars 2020/ Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID-19

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19.

Janë testuar 27 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 532 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 42 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 26 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 5 raste

Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:

17 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina). Tre prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 50 vjeçar nga Tirana. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar deri në këto momente 17 personel shëndetësor, kontakt të të sëmurit të sëmurit të identifikuar me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin Infektiv. Rezulton se 2 prej tyre, personel shëndetësor kanë rezultuar pozitivë. Janë pa simptoma, në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëizoluar. Po zhvillohet një hetim epidemiologjik për këto raste.

Gjatë 24 orëve të fundit janë pritur 7247 thirrje në numrin 127, prej tyre 4468 me kodin ‘korona’.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve:

Ju lutemi të gjithë qytetarëve që paraqiten në spitale dhe familjarëve të tyre:

Njoftoni personelin shëndetësor nëse keni udhëtuar jashtë vendit.

Njoftoni personelin shëndetësor nëse keni një familjar ose të afërt që ka udhëtuar jashtë vendit.

Njoftoni nëse keni patur kontakt me persona që kanë udhëtuar apo kanë shenja të sëmundjes.

Mos vizitoni të afërmit në spitale sepse shkaktoni rrezik edhe për personelin shëndetësor.

Ju lutem bashkëpunoni me mjekët dhe me autoritetet!

 

Akt normativ- Masat e veçanta administrative

1. Subjektet që eksportojnë barna dhe pajisje mjekësore nga Republika e Shqipërisë, pa autorizim të posaçëm të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për kryerjen e këtij aktiviteti, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe iu sekuestrohet e gjithë sasia e barnave/pajisjeve mjekësore. Në rast përsëritjeje, masave të mësipërme iu shtohet edhe ndalimi i eksportit të barnave/pajisjeve mjekësore, deri në 6 muaj.

2. Subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike, si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca, apo grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për organizatorët dhe ndalimin e aktivitetit.

3. Hyrja e shoqëruesve dhe/ose e familjarëve të pacientëve në ambientet e shërbimit të urgjencës mjekësore, institucionet e kujdesit shëndetësor, ambientet e shërbimit spitalor ku janë duke marrë trajtim spitalor pacientët, vetëm me përjashtim të rasteve kur një kërkesë e tillë vjen nga drejtoria spitalore, dënohen me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për shoqëruesin dhe/ose familjarin e pacientit si dhe për personin përgjegjës që ka për detyrë zbatimin e këtij rregulli.

4. Dënohet me gjobë në masën 700 000 (shtatëqind mijë) lekë:

a) Shtetasi, i cili hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk deklaron ardhjen e tij nga zonat e prekura nga infeksioni COVID-19, të deklaruara nga organet kompetente, vendase ose të huaja apo ndërkombëtare;
b) Shtetasi, i cili hyn nga zonat e prekura në territorin e Republikës së Shqipërisë, që nuk vetëkarantinohet për një periudhë 14-ditore në ambientet e banesës së tij, si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19;
c) Shtetasi, i cili vjen nga zonat e prekura dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm;
ç) Shtetasi, i cili ka rezultuar pozitiv dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm.

5. Institucionet arsimore, çerdhet dhe kopshtet, publike dhe jopublike, që nuk mbyllin aktivitetin e tyre për periudhën e përcaktuar nga autoritetet kompetente, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për institucionet arsimore, publike/jopublike, dhe në masën 1 000 000 (një milion) lekë për çerdhet dhe kopshtet, publike/jopublike. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

6. Subjektet apo individët, publikë apo privatë, që zhvillojnë aktivitete në ambientet e mbyllura të argëtimit për fëmijë e të rinj, palestrat, qendrat sportive, pishinat, qendrat e internetit, qendrat kulturore, që nuk zbatojnë urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë, dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

7. Subjektet apo individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrat e dhëna nga organet kompetente për mosmbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milionë) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

8. Subjektet dhe individët, publikë apo privatë, të cilët, në kundërshtim me urdhrat e autoriteteve kompetente, lejojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale, kulturore, ekskursionet mësimore të organizuara nga institucionet arsimore, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milionë) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

9. Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin në sportele apo në ambiente të tjera të brendshme. Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

10. Në ambientet e brendshme apo strukturat e veçanta të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të poliklinikave, të spitaleve, publike e jopublike, ku zhvillohen vizita dhe konsulta ambulatore, të merren masa të menjëhershme për ndalimin e grumbullimit të pacientëve. Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

11. Drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk zbatojnë ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në zonat dhe oraret e përcaktuara nga organet kompetente, dënohen me heqje të lejes së drejtimit për një periudhë trevjeçare dhe me bllokim të mjetit. Nga ky rregull përjashtohen personat e autorizuar nga organet kompetente.

12. Rritja e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt, të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore në vitin paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e rritjes së çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

13. Të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent.

14. Mosofrimi i shërbimeve nga farmacitë, tregtuesit me shumicë të barnave dhe prodhuesit e barnave, duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përseritjeje me bllokimin e të gjithë sasisë së mallit dhe mbylljen e veprimtarisë për një periudhë trevjeçare.

15. Mosofrimi i shërbimeve nga subjektet/individët që tregtojnë produkte ushqimore, me shumicë apo pakicë, duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje me bllokimin e të gjithë sasisë së mallit dhe mbylljen e veprimtarisë për një periudhë trevjeçare.

16. Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga infeksioni COVID-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.
Moszbatimi i këtij urdhri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe në rast përsëritjeje vendoset bllokimi i aktivitetit, duke e vendosur strukturën në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit COVID-19. Në këtë rast, personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës, është i detyruar të shërbejë nën drejtimin e strukturave shëndetësore shtetërore. Moszbatimi i këtij detyrimi nga personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës, dënohet me gjobë në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe në rast përsëritje iu shtohet edhe heqja e të drejtës së ushtrimit të profesionit për një periudhë dhjetëvjeçare.

 

MSHMS rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.

 Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 143 247 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 5758
  • Azi:          104 966 raste të konfimuara- 3934 vdekje
  • Afrikë 239 raste të konfirmuara- 6 vdekje
  • Amerikë: 3706 raste të konfirmuara- 64 vdekje
  • Oqeania : 257 raste të konfirmuara- 3 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 15 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (15 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 104 966
Kina 80995
Iran 12729
Republika e Koresë 8162
Japoni 780
Katar 337
Singapor 214
Bahrain 211
Malajzi 238
Izrael 178
Emiratet e Bashkuara Arabe 85
Kuvajt 104
Indi 90
Irak 85
Tajland 82
Liban 93
Arabia Saudite 86
Filipine 111
Taivan 59
Vietnam 53
Indonezia 96
Palestina 38
Brunei 40
Pakistani 30
Oman 20
Maldive 9
Afganistan 10
Kamboxhia 7
Bangladeshi 3
Sri Lanka 11
Bhutan 1
Kazakistan 6
Jordania 1
Mongolia 1
Nepal 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 3706
USA 2951
Kanada 244
Brazili 121
Kili 61
Argjentina 45
Panama 36
Kosta Rika 27
Peru 43
Ekuador 28
Meksika 41
Kolumbia 34
Paraguaji 7
Xhamajka 8
Venezuela 10
Republika Domenikane 11
Uruguai 6
Kuba 4
Bolivia 10
Hondurasi 3
Gujana 1
Trinidad dhe Tobago 2
Saint Lucia 2
Saint Vincent 1
Guatemala 1
Suriname 1
Antigua dhe Barbuda 1
Oqeania 257
Australia 249
Zelanda e re 8
Afrika 239
Egjypt 93
Algjeria 37
Afrika e jugut 24
Tunizia 16
Senegali 21
Maroku 18
Gana 2
Burkina Faso 3
Nigeria 2
Kameruni 3
Seychelles 2
Kongo 2
Cote d’lvoire 4
Namibia 2
Togo 1
Etiopia 1
Guinea 1
Kenia 1
Sudan 1
Mauritania 1
Gabon 1
Guinea Ekuatorit 1
Ruanda 1
Swaziland 1
Total 109 864

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

 kontinenteve (përveç Kinës), 15. 03. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 41 499 raste të konfirmuara
    • 1744 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 15 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (15 mars 2020)
Europa 41 499
Italia 17750
Spanja 5753
Franca 4499
Gjermania 3795
Zvicra 1359
Anglia 1140
Hollanda 959
Suedia 924
Norvegjia 907
Danimarka 827
Belgjika 689
Austria 655
Greqia 228
Finlanda 210
Çekia 214
Sllovenia 181
Portugalia 169
Islanda 138
Irlanda 129
Estonia 115
Rumania 113
Polonia 104
San Marino 92
Rusia 59
Serbia 46
Sllovakia 44
Bullgaria 41
Shqipëria 38
Luksemburg 38
Kroacia 37
Hungaria 31
Gjeorgjia 30
Letoni 26
Qipro 21
Bjellorusia 21
Armenia 20
Moldavia 20
Azerbaxhan 19
Malta 18
Maqedonia e Veriut 13
Lituania 9
Litenshtein 4
Monako 3
Bosnje –Hercegovina 3
Ukraina 3
Turqia 2
Andora 2
Vatikani 1

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 15 Mars 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

2. Situata e COVID-19 në Itali datë 13.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 17 750 raste te konfirmuara
  • 1441 vdekje
  • 1966 pacientë të shëruar
  • 1518 në terapi intensive
  • 7680 në izolim në shtëpi

 

Shpërndarja sipas rajoneve:

 

  1. Lombardia 9059 raste
  2. Emilia Romanja 2349 raste
  3. Veneto                1775 raste
  4. Marche   863 raste
  5. Piemonte   814 raste
  6. Toskana   614 raste
  7. Liguria   384 raste
  8. Lazio   320 raste
  9. Fruli   271 raste
  10. Campania   243 raste
  11. Trento   199 raste
  12. Bolzano   170 raste
  13. Puglia   156 raste
  14. Siçili   150 raste
  15. Abruzzo   106 raste
  16. Umbria   103 raste
  17. Kalabri     59 raste
  18. Sardenja     47 raste
  19. Valle d’Aosta     41 raste
  20. Molise     17 raste
  21. Basilikata     10  raste

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.