.

vije ndarëse

Postuar më: 07/04/2020

7 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (07.04.2020) janë testuar 2753  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 383 raste të konfirmuara
  • 22 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 131 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 07.04.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 181 12
Fieri 26 1
Durrësi 38 3
Korça 17
Vlora 5 1
Elbasani 11
Lushnja 5 1
Kavaja 8 2
Shkodër 44 1
Lezhë 14
Kruja 5
Puka 4
Tropojë 4
Has 12 1
Rrogozhina 4
Berat 2
Mirdita 3
TOTAL 383 22

Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste.

Betejën me COVID-19 e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131.

Në Shërbimin Infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Elbasan, Korçë. Ditën e sotme kemi një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19 që tregon se hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i rasteve të reja apo kontakteve të tyre ka funksionuar në mënyrën e duhur dhe është kryer sipas protokolleve të përcaktuara.


Masat e reja për parandalimin e COVID-19

 

Mjekët e familjes do të ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara. Luftës kundër COVID-19 do t’i bashkohen edhe 1600 mjekët e familjes në të gjithë vendin të cilët janë fokusuar jo vetëm përsa i përket konsultave online dhe trajtimeve të pacientëve me sëmundje kronike, por gjithashtu dhe asistencës që do t’i japin pacientëve me COVID19 të cilët kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe trajtohen në kushte shtëpie. Ky është një rol që mjeku i familjes ka filluar ta marrë dhe do ta ketë dhe në vijim. Në të gjithë vendin mjekët e familjes kanë kryer më shumë se 40 mijë konsulta online. Më shumë se 28 mijë paketa të barnave të rimbursueshme kanë u janë dërguar me asistenën e mjekutntë familjes pensionistëve mbi 65 vjeç në shtëpitë e tyre.

 

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

 

Në Spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” janë vendosur në funksion 5 respiratorët e rinj. Në total do të vijnë 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe 50 të tjerë në dërgesën tjetër, një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të shtimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19.

Nga stoku i shtuar për mjetet të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani kanë mbërritur 15 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Do të përshtatet si spital karantinë një strukturë në aksin Tiranë Durrës.
E vendosur në dispozicion Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 më qëllim që të funksionojë si strukturë spitalore karantinë. (VKM Nr. 244 datë 26.03.2020).

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

 

Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Qëndroni në shtëpi.

Respektoni rregullat e distancimit social.

Respektoni rregullat e higjenës.

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 316 988 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 74 066.
  • Azi: 231 853 raste të konfimuara- 8888 vdekje
  • Afrikë : 9560 raste të konfirmuara- 470 vdekje
  • Amerikë: 420 998 raste të konfirmuara- 12 677 vdekje
  • Oqeania : 6981 raste të konfirmuara-  48 vdekje
  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara-   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 7 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (7 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 231 853
Kina 82698
Iran 60500
Turqi 30217
Republika e Koresë 10331
Izrael 8904
Indi 4421
Pakistani  3864
Japoni 3817
Malajzi 3793
Filipine 3660
Arabia Saudite 2523
Indonezia 2491
Tajland 2258
Emiratet e Bashkuara Arabe  2076
Katar  1832
Singapor  1375
Irak  1031
Bahrain  736
Kazakistan  670
Kuvajt  665
Liban  541
Uzbekistan  397
Taivan  373
Oman  371
Jordania  349
Afganistan  337
Palestina   253
Vietnam   245
Mauritus   244
Kyrgystan   228
Sri Lanka   178
Brunei   135
Bangladeshi   123
Kamboxhia    115
Miamare      22
Maldive      19
Siria      19
Mongolia      15
Laos      12
Bhutan      5
Nepal      9
Timor-Leste      1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 420 998
USA 368196
Kanada 16653
Brazili 12056
Kili 4815
Ekuador 3747
Peru 2561
Meksika 2439
Panama 2100
Republika Domenikane 1828
Argjentina 1682
Kolumbia 1579
Porto Riko 513
Kosta Rika 467
Uruguai 415
Kuba 350
Hondurasi 305
Bolivia 194
Venezuela 159
Paraguaji 113
Trinidad dhe Tobago 105
El Salvador 78
Guatemala 74
Aruba 71
Xhamajka 60
Barbado 60
Ishujt e Virxhinias 42
Ishujt Kajman 39
Bermuda 39
Bahamas 33
Guajana 31
Sint Marten 25
Haiti 24
Antigua dhe Barbuda 15
Dominica 15
Saint Lucia 14
Grenada 12
Kuracao 13
Greenland 11
Suriname 10
Saint Kits dhe Nevis 11
Ishujt Turks dhe Kaikos 8
 Belize 7
Saint Vincent & Grenadines 7
Monserat 6
Nikaragua 6
Anguilla 3
Ishujt Britanik Virgin 3
Bonaire 2
Ishujt Falkland 2
Oqeania 6981
Australia 5844
Zelanda e re 943
Polinezia Franceze 41
Guam 112
Kaledonia e re 18
Fixhi 14
Ishujt Mariana 8
Papa new Guinea 1
Afrika 9560
Afrika e jugut 1686
Algjeria 1423
Egjypt 1073
Maroku 1120
Kameruni 658
Tunizia 574
Burkina Faso 364
Cote d’lvoire 323
Gana 287
Niger 253
Nigeria 238
Senegali 226
Republika Demokratike e Kongo 161
Kenia 158
Guinea 128
Ruanda 105
Madagaskar 77
Xhibuti 90
Togo 58
Uganda 52
Mali 47
Kongo 45
Etiopia 44
Zambia 39
Guinea – Bissau 33
Eritrea 31
Benin 26
Republika e Tanzanisë 24
Gabon 21
Libia 18
Guinea Ekuatorit 16
Namibia 16
Angola 16
Liberia 14
Sudan 12
Mozambiku 10
Seychelles 11
Eswatini 10
Republika e Afrikës qëndrore 9
Çad 9
Zimbabue 9
Botsvana 7
Kape verde 7
 Somalia 7
Mauritania 6
Sierra Leone 6
Gambia 4
Malaui 5
Burundi 3
Sudani jugor 1
Total 670 088

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 07. 04. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 646 900 raste të konfirmuara
    • 51 976 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 7 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (7 prill 2020)
Europa 646 900
Spanja 135 032
Italia 132 547
Gjermania  99 225
Franca 74 390
Anglia 51 068
Zvicra 21 574
Belgjika 20 814
Hollanda 18 803
Austria 12 297
Portugalia                                  11  730
Suedia    7 206
Rusia    6 343
Norvegjia    5 755
Irlanda    5 364
Çekia    4 822
Danimarka    4 681
Polonia    4 413
Rumania    4 057
Luksemburg    2 843
Serbia    2 200
Finlanda    2 176
Greqia    1 755
Islanda    1 562
Ukraina    1 319
Kroacia     1 222
Estonia     1 108
Sllovenia     1 021
Moldavia     965
Lituania     843
Armenia     833
Hungaria     817
Bjellorusia    700
Bosnje –Hercegovina     695
Azerbaxhan     641
Maqedonia e Veriut     570
Bullgaria     549
Letoni     542
Sllovakia     534
Andora     526
Qipro     465
Shqipëria     383
San Marino     277
Malta     241
Mali i zi     233
Gjeorgjia     188
Ishujt Faroe     183
Xhersi     169
Guemsey     165
Kosova     145
Isle of Man     139
Gjibraltar     109
Litenshtein     78
Monako      77
Vatikani      7

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 7 prill 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 07.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 94067 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 17127 vdekje
  • 24392 pacientë të shëruar
  • 3792 pacientë në terapi intensive
  • 61557 qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 28343
Emilia Romanja 13048
Veneto 9965
Piemonte 10704
Marche 3738
Toskana 5427
Liguria 3212
Lazio 3365
Campania 2765
Trento 1890
Puglia 2137
Siçili 1859
Fruli 1379
Abruzzo 1491
Bolzano 1301
Umbria 846
Valle d’Aosta 593
Sardenja 821
Kalabria 733
Bazilikata 265
Molise 185

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.