Ministria e Shëndetësisë

Njoftohen mjekët të cilët kanë kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që përzgjedhja e vendeve vakante do të bëhet:

Në datë 31 maj 2023 për degët;

Pedriatri, Anestezi Reanimacion, Kirurgji e Përgjithshme, Mjekësi Interne, Ortopedi Traumatologji, Onkologji, Obstetrikë-Gjinekologji dhe Mjekësi Transfuzive. (Shkarko Shpalljen e datës 31 bashkëlidhur)

Në datë  1 qershor 2023 për degët;

Pneumologji, Endokrinologji, Mikrobiologji, Laborator Klinik Biokimik, Hematologji, Gastrohepatologji, Diagnoza me Imazhe, Shëmundje Infektive, Mjekësi Urgjence, Kardiologji, Neurologji. (Shkarko Shpalljen e datës 1 bashkëlidhur)

Mjekët duhen të paraqiten me një mjet identifikimi pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në katin e dytë Salla e Mbledhjeve ora 9:00, sipas datës dhe degës përkatëse.