Ministria e Shëndetësisë
21 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.  Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 393 testime, nga të cilët 20 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Patos, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Sarandë. Janë 150 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.  Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,995 që nga fillimi i epidemisë.  Statistika ( 21 Mars 2023)  Raste të reja ditore               20 Të shëruar në 24 orë            4 Të shtruar në spitale             5 Humbje jete në 24 orë           0 Testime ditore                        393  Testime totale                   2,046,216 Raste pozitive                      333,746 Raste të shëruara                  329,995 Raste Aktive                             150 Humbje jete                              3,601  Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:  Tiranë                      133Fier                             6Durrës.                      4Berat.                         4Shkodër.                    1Vlorë                         1Lezhë.                        1