Ministria e Shëndetësisë

11 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.  Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 288 testime, nga të cilët 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19. 9 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Fier, Patos. Janë 170 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.  Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,881 që nga fillimi i epidemisë.  Statistika ( 11 Mars 2023)  Raste të reja ditore               12 Të shëruar në 24 orë            8 Të shtruar në spitale             6 Humbje jete në 24 orë           0 Testime ditore                        288  Testime totale                   2,043,721 Raste pozitive                      333,651 Raste të shëruara                  329,881 Raste Aktive                             170 Humbje jete                              3,600  Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:  Tiranë                      147Fier                           10Vlorë                         3Shkodër.                    3 Gjirokastër.             2Durrës.                      1Elbasan.                     1Berat.                         1Kukës.                          1Lezhë.                          1