Ministria e Shëndetësisë
9 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 393 testime, nga të cilët  7 qytetarë  kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
4 në Tiranë, 2 në Vau I Dejës, 1 në Kuçovë.
Janë 125 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,586 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 9 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore               7
Të shëruar në 24 orë             7
Të shtruar në spitale             2
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       393
Testime totale                   2,033,861
Raste pozitive                      333,307
Raste të shëruara                  329,586
Raste Aktive                             125
Humbje jete                              3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                      103
Fier                           8
Durrës.                    3
Vlorë                         3
Berat.                        3
Shkodër.                    3
Lezhë.                        1
Gjirokastër.                1