Ministria e Shëndetësisë
11 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 488 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 32 qytetarë, në Bashkitë:
16 në Tiranë, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Patos, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kamëz, Fier, Lushnje, Divjakë, Delvinë, Sarandë, Memaliaj, Dimal.
Janë 248 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,174 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 11 Janar 2023)
Raste të reja ditore 32
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 488
Testime totale 2,023,595
Raste pozitive 333,018
Raste të shëruara 329,174
Raste Aktive 248
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 156
Fier 29
Vlorë 23
Berat. 11
Gjirokastër. 9
Durrës. 6
Shkodër 6
Dibër. 4
Lezhë. 3
Elbasan. 1