Ministria e Shëndetësisë

11 Dhjetor 2021 – Vijon vaksinimi masiv në pikat e përqëndruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “Derë më derë”.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 2,186,082 doza të vaksinës ndaj COVID-19.
o 1,098,998 doza të para;
o 988,698 doza të dyta;
o 98,386 doza të treta.

Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.

Gjithashtu vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës antivCOVID, po vijon për të gjithë personat +18 vjeç.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,663,100 vaksina antiCOVID.