Ministria e Shëndetësisë

29 Qershor – Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës në kontakte të vazhdueshme.
Në 24 orët e fundit janë kryer 6,413 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 943,439 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 396,139 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Ditën e sotme nis vaksinimi i hapur për moshën mbi 18 vjeç dhe qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 – 20:00. Të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç duhet të aplikojnë në portalin e-Albania për të rezervuar vaksinën ndaj COVID-19 dhe për ta kryer ate ne dy ditet e hapura të vaksinimit 29 dhe 30 Qershor.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.