Ministria e Shëndetësisë

17 Maj- Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 669,650 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Prej tyre, 216,019 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.