Ministria e Shëndetësisë

23 Prill- Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Në 24 orët e fundit janë kryer 10,923 vaksinime dhe që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 383,008 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave 296,406 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.