Ministria e Shëndetësisë

15 Prill- Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. 

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total  294,169 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej tyre 216,947 vaksinime për personat mbi 60 vjeç.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.