Ministria e Shëndetësisë

13 Prill- Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për të moshuarit +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Jane kryer: 192,209 vaksinime për të moshuarit, 36,939 vaksinime për personel shëndetesor, 27,090 për arsimtarët, 10,835 vaksinime për punonjës të policisë etj.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 267,556 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.