Ministria e Shëndetësisë

16 Mars- Në 24 orët e fundit janë kryer 2478 vaksinime. Procesi i vaksinimit antiCOVID ka vijuar me kalendar të kombinuar për mësuesit, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe personelin shëndetësor, në pikat e përqëndruara në Tiranë, Durrës, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Kukës, Elbasan, Berat, Korçë si dhe në shkolla.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 27,365 doza të vaksinës.
Janë vaksinuar 20,972 personel shëndetësor dhe staf mbështetës si dhe 6420 të moshuar dhe arsimtarë. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh.