Ministria e Shëndetësisë

16 Shkurt- Ka nisur vaksinimi i kombinuar për personelin shëndetësor dhe të moshuarit në Shtëpitë e të Moshuarve, 424 vaksinime janë kryer sot.
126 personel shëndetësor janë vaksinuar në Shkodër në ditën e parë të hapjes së qendrës së dytë të vaksinimit anticovid në vend, ndërsa në Tiranë ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor të spitaleve të Durrësi, Krujës, Kavajës.
Në total deri tani janë vaksinuar me dozën e parë 1090 personel shëndetësor, 611  me dozën e dytë dhe në total janë kryer 1701 vaksina.
Gjithashtu sot ka nisur edhe vaksinimi i të moshuarve në Shtëpitë e të Moshuarve, 46

rezident dhe personel që i shërben janë vaksinuar sot në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër, ndërkohë që nesër e në vijim do të vijojë vaksinimi në të gjithë shtëpitë rezidenciale të të moshuarve në vend (publike dhe private).