Ministria e Shëndetësisë

11 Shkurt, Tiranë- Deri tani janë 689 personel shëndetësor që kanë marrë dozën e parë dhe 510 personel shëndetësor kanë marrë dozën e dytë. Në total deri tani janë administruar 1,199 doza të vaksninës antiCOVID.

Plani kombëtar i vaksinimit, parashikon vaksinimin së pari, të stafeve mjekësore në vijën e parë si dhe vaksinim të kombinuar të grupeve të riskut.