Ministria e Shëndetësisë

Tiranë, 01 Shkurt –Vaksinimi antiCovid për personelin shëndetësor të vijës së parë të luftës kundër COVID-19 në “Air Albania” Stadium ka vijuar edhe sot, në ditën e 20.
Në total janë vaksinuar 680 mjekë, infermierë, laborantë, epidemiologë, të cilët janë në vijën e parë të ofrimit të shërbimit për pacientët me COVID19.
Të gjithë punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët, që ofrojnë shërbime në spitalet COVID dhe strukturat e tjera të vijës së parë në përballje me COVID-19 kanë pranuar të vaksinohen, sipas planifikimit të hartuar nga ekspertë.
Në datën 02 Shkurt  nis vaksinimi me dozën e dytë.