Ministria e Shëndetësisë

Tiranë, 25 Prill – Republika Popullore e Kinës ka dhuruar 3 ton ndihma mjekësore për Shqipërinë për të përballuar situatën e krijuar nga përhapja e COVID-19. Zv/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli duke falenderuar Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Shqipërisë, z. Zhou Ding, u shpreh se këto pajisje do të ndihmojnë ekipet mjekësore në përballimin sa më mirë të kësaj lufte.

Ndihmat e ofruara nga Kina përbëhen nga 5 mijë kite diagnostifikimi si dhe materiale të mbrojtjes personale për stafet mjekësore.