Ministria e Shëndetësisë

[metaslider id=17002]

Ministrja deklaron në sesionin e 62-të plenar të Komisionit mbi Statusin e Grave se do të forcohen masat për dhunën ndaj grave
14 Mars, New York – Në fjalën e mbajtur në sesionin e 62 plenar të Komitetit për Statusin e Gruas në OKB, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu konfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për harmonizimin e plotë të kornizës ligjore për çështjet e barazisë gjinore me standartet ndërkombëtare, posaçërisht për forcimin e mekanizmave mbrojtjës për të luftuar dhunën me bazë gjinore dhe për fuqizimin ekonomik të grave, si një mjet për të luftuar pabarazinë gjinore.
“Qeveria shqiptare është duke punuar për përmirësimin e politikave dhe programeve me fokus përfshirjen e barazisë gjinore në të gjithë nivelet, si dhe forcimin e kapaciteteve zbatuese të institucioneve tona. Veç harmonizimit të legjislacionit, jemi duke punuar pë, përmirësimin e mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave statistikore, krijimin e mekanizmeve të duhur monitorues, zgjerimin e shërbimeve sociale në bashkërendim me te gjithë aktorët”, u shpreh Ministrja Manastirliu.
Qeveria shqiptare ka marrë angazhim për përmirësimin e barazisë gjinore në programin katërvjeçar.
“Përfaqësimi dhe përfshirja e grave në pozicione drejtuese vendimmarrëse është një tregues i rëndësishëm për një shoqëri që është e hapur dhe aspiron barazi gjinore në të gjithë aspektet. Në këtë drejtim, Shqipëria ka ndërmarrë hapa pozitiv veçanërisht në fuqizimin e grave në jetën politike dhe vendimmarrëse. Si rezulat i rritjes së përfaqësimit të grave në qeveri dhe vendimmarrje, renditja e Shqipërisë në Indeksin Global të Hendekut Gjinor është përmirësuar ndjeshëm, duke u renditur në vendin e 38-të në vitin 2017 krahasuar me vendin e 53 në vitin 2016”, tha Ministrja Manastirliu
Në fjalën e saj Ministrja theksoi se çështjet e barazisë gjinore në ekonomi janë të adresuara në strategjinë Kombëtare të Barazisë Gjinore dhe Planit të Veprimit 2016 – 2020, si një hap i rëndësishëm në kuadër të mbështetjes së fuqizimit të rolit të grave dhe vajzave në ekonomi, por pohoi se ka ende shumë për të bërë për zbutjen e hendekut gjinor në punësim.
“Hendeku gjinor në punësim është në masën 12% dhe pjesa më e madhe e grave dhe vajzave janë të punësuara në sektor me të ardhura të ulëta ose informalitet”, u shpreh znj. Manastirliu.
Ministrja deklaroi gjithashtu se është angazhim parësor i qeverisë punësimi, me fokus të posaçëm tek gratë.
“Punësimi i grave është një tjetër prioritet i adresuar në Strategjinë për Punësim dhe Aftësim, si dhe ndryshimet në Kodin e Punës që kanë pasur si qëllim kryesor përmirësimin e kushteve të punës të grave dhe vajzave”, tha Manastirliu.
Sesionin i 62 i Komisionit mbi Statusin e Grave koshte në fokus gratë dhe vajzat rurale.
Të drejtat e grave dhe vajzave rurale vijojnë të mos adresohen mjaftueshëm në kuadrin ligjor, programet e zhvillimit në nivel lokal, strategjitë e investimit apo programet rurale.
Në Shqipëri 54 për qind e grave janë të punësuar në sektorin bujqësor dhe 87 për qind e tyre rezultojnë si kontribuese të ekonomisë familjare. Informaliteti në punësim redukton aksesin e grave nga zonat rurale në skemën e pensionit dhe sigurimeve shoqërore dhe rrit mundësitë e grave për të rënë në varfëri në moshë të tretë.
“Ndaj ne kemi adresuar në Strategjinë Kombëtare mbi Barazinë Gjinore 2016 – 2020  aksesin e barabartë të grave dhe vajzave që jetojnë në zonat rurale me gratë dhe vajzat që jetojnë në zonat urbane për fuqizimin ekonomik të grave”, tha Manastirliu.
Në përfundim të fjalës së saj, Manastirliu garantoi se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të vijojë të luaj një rol drejtues në koordinimin me të gjithë aktorët institucional për zbatimin e Agjendës për Barazi Gjinore dhe Fuqizmin e Grave dhe Vajzave.{:}