Ministria e Shëndetësisë

NJOFTIM PUBLIK
Në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003, “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 508, datë 13.09.2017, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, Urdhërit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për proçedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtuesit të spitalit rajonal Korçë”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall konkursin publik për “Drejtor” të spitalit rajonal Korçë, në faqen zyrtare të MSHMS dhe në portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, për publikun për një periudhë 10 ditore së bashku me afatet e dorëzimit.

Shkarko Njoftimin                           Shkarko Rregullore{:}