Ministria e Shëndetësisë

Tiranë, 16/01/2017 – Pas implementimit me sukses të fazes pilot të Projektit të Recetës Elektronike në qytetin e Durrësit, ka nisur shtrirja e tij edhe në Tiranë, për të vijur më pas në të gjithë Shqipërinë.

Nga dita e hënë, (datë 9 Janar 2017) deri ditën e shtunë (datë 14 Janar 2017), në mjediset e Shkollës së Administratës Publike u zhvilluan trajnimet me 317 mjekë të familjes së Kujdesit Shëndetësor Parësor (urban dhe rural) të Tiranës për recetën elektronike.

Duke filluar nga data 1 Shkurt 2017, mjekët në Qendrat Shëndetësore të Tiranës, nuk do të përdorin më recetën letër për barnat e rimbursueshme, por vetëm atë elektronike.

Faza e dytë e trajnimeve, do të vijojë në vendet e punës në Qendrat Shëndetësore deri në fund të muajit Janar. Këto trajnime janë të akredituara nga QKEV-ja, kredite këto që përfitohen pa pagesë.

Aplikimi i recetës elektronike bën të mundur ngushtimin e hapsirës korrupsion në rimbursime si dhe rrit transparencën, nëpërmjet monitorimit kompjuterik të problematikave të shëndetit publik e të profesionalizmit të shërbimit të mjekut të familjes dhe rritjes së cilësisë së edukimit në vazhdim.

Linku në ndihmë të mjekëve për aksesimin e aplikacionit të recetës elektronike është:

apps.fsdksh.com.al:7777/PublicIdm

—###—{:}