Ministria e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë ka marrë pjesë në Analizën Vjetore të ISHSH-së

Nisma të reja ligjore për ashpërsimin e dispozitave të ligjit antiduhan
Më shumë inspektime shërbimet e shëndetësisë jopublike, sidomos në stomatologji

Tiranë, 17/02/2016 – Inspektorët e tre qarqeve në vend duhet të marrim masa të menjëhershme sa i përket zbatimit të ligjit “Për mbrotjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, në të kundërt, ndaj tyre do të ketë penalitete. Kjo ka qenë deklarata e berë sot (17/02/2015) nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë analizës vjetore të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Ndërsa ka përmendur arritjet e kryera nga trupa inspektuese në zbatimin e këtij ligji, ministri Beqaj u ka kërkuar inspektorëve të Shkodrës, Lezhës dhe Beratit që deri në 31 mars në këto qarqe të ndalohet duhanpirja në mjedise publike. “Nëse zbatimi i kontrolit të duhanit është më i miri në Tiranë, nuk është vetëm se brenda Unazës ligji zbatohet më mirë, por se gjysma e gjobave ishin vënë në Tiranë, në raportin rreth 290 me 140.

Pra, ja që zbatimi i ligjit ka edhe këtë pjesë! Nuk është qëllimi jonë që të vendosim gjoba. Por, ama, nuk mund të them të njëjtën gjë në qarqe të tjera. Dhe, minimalisht, unë jam i pakënaqur nga zbatimi i këtij ligji në tre qarqe, në Shkodër, në Lezhë dhe Gjirokastër. Drejtuesit por edhe trupat inspektuese të këtyre 3 qarqeve kanë afat deri më 31 mars. Në qoftë se në 6 javët që kanë mbetur nuk bëjnë ndryshim radikal të zbatimit të ligjit, nga inspektori e tek e gjithë trupa inspektuese, me status apo pa status, me shërbim apo pa shërbim civil, puna jonë ballafaqohet tek qytetarët,” ka pohuar Ministri.

Nga ana tjetër ai ka kërkuar bashkëpunimin e deputetëve të Komisionit të Kuvendit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, pasi në muajt e ardhshëm, do të ketë sërish ndërhyrje në ligjin “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, për vetë faktin se disa prej subjekteve edhe pse janë gjobitur 5-6 herë dhe kanë paguar gjobat, sërisht lejojnë klientët e tyre të konsumojnë duhan. “Një falënderim edhe për deputetët e Komisionit të Shëndetësisë për ndihëm e veçantë që na dhanë kur miratuam në 2014 ligjin, dhe duke u thënë atyre se e kemi përsëri të nevojshmë të rikthehemi në Kuvend për të përmirësuar ligjn, sepse realisht, kemi disa subjekte të cilat, edhe pse në mes të Tiranës, kanë marrë 5-6 gjoba i kanë paguar ato.

Me sa duket, përfitimet që kanë nga shkelja e ligjit janë më të mëdha se sa një gjobë 3 milionëshe që ne u vendosim. Ndoshta, në këtë pjesë na duhet të rikthehemi, pasi të kemi gjetur edhe një model të saktë ligjor por ne po mendojmë që të kërkojmë një lloj inkrementaliteti në gjobvënien e përsëritur. Ende po shohim modele të vendeve të ndryshme, por sigurisht, do të na duhet edhe mbështetja juaj në Komisionin e Shëndetësisë” ka pohuar ministri Beqaj.

Sipas tij, gjatë vitit të ardhshëm inspektorët e ISHSH-së do të jenë më të kontrollueshëm dhe gjurmueshëm në mënyrë që edhe puna e tyre në terren të jetë e matshme. Nga ana tjetër, kreu i shëndetësisë u ka kërkuar inskektorëve të zbatojnë ligjin por edhe të bashkëpunojnë me institucionet e tjera në mënyrë që shëndeti i qytetarëve shqiptarë të jetë i sigurtë.

Kurse kreu i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Dr. Eltar Deda, ka pohuar se vetëm gjatë vitit të parë të punës janë kryer mbi 27.550 inspektime në të gjithë vendin, që kanë të bëjnë me inspektimet spitalore, inspektimet ambulatore dhe isnpektimet higjeno-sanitare. “Për herë të parë këtë vit janë kryer inspektimë në laboratore dhe kabinete dentare. Në një pjesë prej tyre janë vënë re mungesë të drejtuesit teknik, mungesë së lejës së profesionit, mangësi në përpuimin e mbetjeve spitalore. Tashmë këto problematika janë ezauruar” ka pohuar Deda.

—###—

Në vijim fjala e plotë e Ministrit të Shëndetësisë

Të ndëruar deputetë të Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë,

I nderuar Rektori i Universitetit të Mjekësisë,

I nderuar Inspektor i Përgjithshëm,

Të nderuar kolegë dhe bashkëpunëtorë,

Analiza vjetore është një moment i rëndësishëm në punën e kujdo dhe padyshim për ju, viti i kaluar ishte viti i parë, i plotë i funksionimit edhe si administratë, edhe si problematika gjatë gjithë vitit 2015. Unë mendoj se ky vit i parë ka qenë një vit shumë pozitiv për Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), por qoftë detyra që bëjmë, qoftë sfidat që kemi, na detyrojnë që të merremi me gjërat që nuk kanë shkuar siç duhet apo që duhet të përmirësohen, sepse në fund të fundit, pjesën pozitive për natyrën e punës që bëjmë na e cakton publiku, pavarësisht se çfarë mund të mendojmë ne vetë për veten tonë.

Sigurisht që thelbi i funksionimit të këtij institucionim siç e shpjegoi në mënyrë edhe më të plotë vetë Inspektori i Përgjithshëm, është një armë e veçantë e ministrit për të ndjekur se si, institucione të ndryshme e ofrojnë shërbim të kujdesit shëndetësor apo mbrojnë shëndetin e qytetarëve tanë.

Por, përveç kësaj, këtu kemi edhe dy elemente të tjerë, që të tre bashkë bëjnë një kuadër më të plotë. Përveç mbrojtjes së shëndetit, puna juaj lidhet edhe me zbatimin e ligjit, dhe sfida e Shqipërisë, por sidomos e Qeverisë ku unë jam anëtar i kabinetit, është zbatimi i ligjit në vend. Ligjshmëria!
Së treti, është edhe lufta kundër informalitetit, por ndoshta, specifikisht, puna juaj mund të lidhet me reduktimin e konkurencës së pandershme. Pra, këta tre elementë përbëjnë punën tuaj, por në një farë mënyre përbëjnë edhe vlerësimin që krijoj edhe unë për punën që ju bëni.

Në këtë çfarë është bërë vitin e kaluar, unë do të doja t’ju falënderoja së përi për faktin e thjeshtë që, për punën tuaj të drejtpërdrejtë, krahasimisht me sektorë të tjerë, ka shumë më pak denoncime në portalin “Stop Korrupsionit”, pra ju jeni zbatues të mirë të ligjit përgjithësisht.

E dyta, pas dy–tre muajve të parë të fillimit, ku kishte normalisht edhe një proces njohjeje, vendimet tuaja shumë pak rrëzohen nga gjykata, që do të thotë se ju bëni një punë profesionale, por unë po u them edhe të ndershme. Ilustrimi më i mirë është zbatimi i ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”. Sepse një nga arsyet themelore që ne kemi qenë të suksesshëm, mendoj unë, është edhe fakti që ju keni bërë një zbatim uniform të tij. Do të kishte qenë shumë e vështirë për ne, në qoftë se do të bënim zbatim të diferencuar, sepse do të na kthehej e gjitha përmbys.

Ndërkohë, katër-pesë momentet kryesore të vitit të kaluar kanë qenë:

  • një punë e mirë për shëndetin riprodhues duke bërë edhe një vlerësim të nevojave që ka vendi për këtë pjesë të kujdesit shëndetësor për të parë zbatimin që ka ligji, por edhe moskrijimin e një boshëllëku në këtë pjesë të kujdesit shëndetësor;
  • ushqyerja me gji;
  • ndjekja e shërbimit stomatologjik;
  • laboratorët;
  • një punë e kujdesshme sidomos gjatë sezonit turistik të verës në funksion të higjenës për të patur sa më pak pasoja;
  • arritja më e rëndësishme sidomos përë nga volumi, mbrojtja e shëndetit nga produktet e duhanit.

Nëse vitin e kaluar qëlloi që isha unë në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë kur u dha ai çmim (Çmimi Ndërkombëtar i OBSH-së Jo Duhanit), mirënjohja dhe falënderimi i parë shkon për ju. Ministri nga zyra nuk mund të bëjë asnjë gjë, sigurisht keni qenë ju që keni qenë të vendosur. Por, edhe këtu mendoj unë, ka ende shumë për të bërë dhe për të përmirësuar.

Doktor Eltari (Eltar Deda) tha se Tirana ka barrën kryesore, unë do ta korrigjoj pak, “Tirana mban barrën kryesore”. Barrën e kemi të gjithë. Nëse zbatimi i kontrolit të duhanit është më i miri në Tiranë, nuk është vetëm se brenda Unazës ligji zbatohet më mirë, por se gjysma e gjobave ishin vënë në Tiranë, (në raportin) 290 me 140 në mos gaboj. Pra, ja që zbatimi i ligjit ka edhe këtë pjesë! Nuk është qëllimi jonë që të vendosim gjoba.

Por ama nuk mund të them të njëjtën gjë në qarqe të tjera. Dhe minimalisht unë jam i pakënaqur nga zbatimi i këtij ligji në tre qarqe, në Shkodër, në Lezhë dhe Gjirokastër. Drejtuesit por edhe trupat inspektuese të këtyre 3 qarqeve kanë afat deri më 31 mars. Në qoftë se në 6 javët që kanë mbetur nuk bëjnë ndryshim rradikal të zbatimit të ligjit, nga inspektori e gjitëh trupa inspektuese, me status apo pa status, me shërbim apo pa shërbim civil, puna jonë ballafaqohet tek qytetarët.

Ndërkohë, mendoj se ka ardhur momenti që këtë vit që ta masim pak më ndryshe punën tonë, që do të thotë kur të vijmë pas një viti, të mos themi vetëm sa inspektime do të bëjmë gjatë sezonit turistik për çertifikata higjeno–sanitare apo sa pishina kontrolluam, por të themi se në Spitalin e Vlorës apo të Durrësit sa më pak njerëz me infeksione nga pishinat u paraqitën në 2016 në krahasim me 2015, 2014, sepse për këtë ekzistojmë.

Nuk jemi instrument fiskal, as instrument penal! Ne kemi për qëllim të mbrojmë shëndetin e qytetarëve!
Sigurisht, kush nuk e zbaton ka edhe ndëshkime dhe për më tepër ne duhet të ndihmojmë edhe në mbrojtjen e shëndetit, por edhe në konkurrencën e ndershme. Sepse, po marr pishinën, të përdorësh më pak dizifektues është kosto. Ti mund të harxhosh më pak lekë, përveçse na dëmton shëndetin, na krijon kosto në spitale, etj, etj, kemi edhe momente konkurrence të pandershme.

Unë besoj se këtë vit edhe me mbështetjen e Inspektoratit të Përgjithshëm do të kemi më shumë mundësi që të përdorim instrumentat e Drejtorisë së Informacionit në punën tuaj, është më e lehtë për ju, por do të jeni edhe më të gjurmueshëm edhe brenda ditës, sepse praktikisht, kur të jesh me një laptop me një subjekt do ta dimë në çdo moment se ku je, dhe kështu, nuk mund t’i fshihemi askërrkujt. Kjo është në të mirë të gjithësecilit, ndihmon secilin prej jush, që kush është më i zoti t’i dalë edhe më në pah puna e tij.

Unë besoj se do të plotësoja diskutimet duke i përcjellë doktor Eltarit, edhe një falënderim edhe për deputetët e Komisionit të Shëndetësisë për ndihmën e veçantë që na dhanë kur miratuam ligjin në vitin 2014, dhe duke u thënë atyre se e kemi përsëri të nevojshme të rikthehemi në Kuvend për të përmirësuar ligjn, sepse realisht, kemi disa subjekte të cilat edhe pse në mes të Tiranës kanë marrë 5-6 gjoba i kanë paguar ato.

Me sa duket përfitimet që kanë nga shkelja e ligjit janë më të mëdha se sa një gjobë 3 milionëshe që ne u vendosim. Ndoshta, në këtë pjesë na duhet të rikthehemi, pasi të kemi gjetur edhe një model të saktë ligjor por ne po mendojmë që të kërkojmë një lloj inkrementaliteti në gjobvënien e përsëritur. Ende po shohim modele të vendeve të ndryshme, por sigurisht, do të na duhet që kur të vijmë në Komisionin e Shëndetësisë, edhe mbështetja juaj.

Nuk dua të zgjatëm më shumë. Edhe një herë falënderime për punën e bërë në 2015! Përpjekje që këtë vit angazhimi të jetë më i madh. Më shumë bashkëpunim me institucione të tjera. Na duhet më shumë bashkëpunim me Komisionin e Rrezatimit, sepse ka një mospërputhje mes grafive që kanë marrë lejen në Komision, të cilin edhe unë e drejtoj, dhe atyre që janë importuar në doganë. Praktikisht, ju jeni trupa që duhet ta kontrolloni. Më shumë bashkëpunim me Urdhërat (e Profesionistëve të Shëndetit), sidomos atë të Stomatologëve, sepse aty është edhe më shumë shëndetësia jopublike, dhe praktikisht, ju jeni ata që mund të mos inspektoni.

Ne do të marrim nga Qendra e Edukimit në Vazhdim ata stomatologë që jo vetëm nuk morën kreditet por edhe nuk u paraqitën në provim. Na duhët më shumë bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në rastet kur subjekti mbyllet, dhe pastaj shkon e hap nga e para në QKL dhe pastaj gjoba mbetet e paezauruar. Kështu, që bëjmë një lloj bashkëpunimi me tatimet, që para se dikush të shkojë në QKL edhe gjobën për shëndetësinë ta ketë pjesë të detyrimeve, pastaj le ta shlyejë në vite, por të mos i shmanget detyrimit nga mungesa e këtij bashkëpunimi.

Unë besoj se nuk do të na mungojë mbështetja institucionale e Inspektorit të Përgjithshëm dhe institucionit të tij. Lajmi i mirë ishte se midis trupave inspektuese ne jemi tek rreshtat e parë, por është më e lehtë të arrish dhe më e vështirë që ta mbash.

Faleminderit!

—###—{:}