Ministria e Shëndetësisë

Investim 85 mln lekë në përmbushje të angazhimit programor për urgjencën

Ministri i Shëndetësisë: Ndryshim radikal i Spitalit të Traumës në këto dy vite, fuqizimi i kësaj qendre do të vazhdojë

Tiranë, 12/09/2015 – Nisin punimet për ndërtimin e Qendrës së Drejtimit të Shërbimit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore, e cila do të konkretizojë një angazhim madhor të Qeverisë për krijimin e një shërbimi kombëtar urgjencë efikas dhe sipas standardeve ndërkombëtare. Në përurimin e çeljes së punimeve për ndërtimin e kësaj qendre pranë Spitalit të Traumës, ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, e vuri theksin te angazhimi i plotë i institucionit që ai drejton dhe Qeverisë shqiptare për të reformuar rrënjësisht shërbimin e urgjencë mjekësore, një prej plagëve të kahershme të sistemit tonë shëndetësor.

“Është një investim prej 85 milion lekësh dhe sigurisht është një hap i ri në zbatimin e angazhimit tonë programor por tashmë edhe të ligjit për urgjencën mjekësore, i cili është në fuqi prej muajit nëntor të vitit të kaluar,” tha Ministri Beqaj, duke shutar se “reformimi radikal i urgjencës mjekësore është një nga angazhimet tona programore, por padyshim edhe një nevojë e domosdoshme për shërbimin shëndetësor shqiptar”.

Pas miratimit të ligjit, me shtimin e kapaciteteve të foltës tokësore dhe ajrore në fillim të vitit, me zbatimin për herë të parë të një rrjeti qendrash shëndetësore të përkohëshme në sezonin turistik, ku në 3 muaj, në 19 qendra në bregdet dhe 3 në Alpe janë trajtuar rreth 25000 raste, besoj se fillimi i punimeve sot për ndërtimin e kësaj qendre, si dhe fillimi i procedurave që tani, me paratë e dhëna me Aktin Normativ të Buxhetit 29/7/2015, për të plotësuar sistemin informatik, pajisjet dhe impjantistikën e kësaj qendre, na bëjnë ne që të jemi të bindur që brenda angazhimeve programore të mandatit qeverisës, ne do të arrijmë të kemi një shërbim kombëtar të urgjencës mjekësore efektiv, që ti përgjigjet në kohë të pranueshme, me parametra të pranueshëm ndërkombëtarisht nevojave për urgjencën mjekësore, tha më tej Beqaj.

Ky investim financohet nga buxheti i këtij viti, ndërsa më një investim prej 45 milion lekësh të tjera, u shpreh kreu i shëndetësisë, ne do të vazhdojmë procedurat në mënyrë që vitin e ardhshëm, pas 7 muajsh që është afati i përfundimit të kësaj qendre, të kemi edhe pajisjet gati që qendra të etë operative

I pyetur nga gazetarët lidhur me kalimin e Qendrës Kombëtare të Traumës në varësinë përfundimtare nga Ministria e Mbrojtjes, ministri i Shëndetësisë tha se, “Spitali Universitar i Traumës është një shërbim shumë i rëndësishëm për shërbimin tonë shëndetësor, unik në misionin e tij, por unë besoj se ajo që është e rëndësishme është që ne do ta fuqizojmë qendrën e Trumës në Shqipëri, pasi besoj se në radhë të parë, për këdo qytetar apo pacient, pak rëndësi ka se nga kush është varësia administrative e spitalit”.

Më tej, z. Beqaj tha se “unë dua të garantoj dhe të përsëris konfirmimin e Qeverisë që, ajo punë e shkëlqyer që është bërë këto dy vite në këtë spital, në radhë të parë si meritë e mjekëve dhe infermierëve, por edhe e angazhimit tonë për ta fuqizuar këtë qendër, unë besoj se kushdo mund të bëjë krahasimin për dy vjet. Puna e bërë do të vazhdojë, pra qytetarët shqiptarë do të kenë gjithmonë e më shumë një Qendër Kombëtare Traume që i shërben atyre, por dua të garantoj edhe mjekët dhe infermierët që, Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të ketë një rol primar në drejtimin e përditshëm të shërbimit jekësor që kryhet në spital”.

I pyetur për varësinë e mjekëve dhe infermierëve, nëse ato do të kenë varësi nga Ministria e Shëndetësisë, z. Beqaj tha se mjekët dhe infermierët do të varen nga drejtoria e Spitalit të Traumës.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Beqaj u takua edhe me mjekë dhe infermierë që shërbyen në 22 qendrat e shërbimit 24-orësh të urgjencës mjekësore, të cilat u ngritën posaçërisht për sezonin veror gjatë periudhës 15 qershor-15 shtator në zonat turistike të vendit, si në plazhet e Adriatikut dhe Jonit, ashtu edhe në disa nga pikat malore turistike më të frekuentuara.

Në secilën prej këtyre qendrave shërbyen me kohë të plotë 2 mjekë dhe 2 infermierë, ndërkohë që çdo qendër e urgjencës mjekësore u pajis me barna (50 tipe të ndryshme), materiale mjekimi (23 artikuj) dhe pajisje (21 artikuj), ndërkohë që u bashkërendua puna në vijimësi me ISHP-në, ISHSH-në, urgjencat mjekësore në spitale dhe njësinë e helikopterëve, si dhe Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.

Një falendërim i veçantë shkon për partnerët që kanë dhënë ndihmesën e tyre:  TIKA-n, SDC-në, Telekom Albania, SFI-në, Qendrën Vullnetare të Emergjencave Civile dhe bizneset në fushën e mjekësisë.

Vëllimi i punës së 22 QSH-ve të posaçme të sezonit veror deri më 6/9/2015:

Numri i përgjithshëm i rasteve të trajtuara:       25,216

Mikrokirurgji:                                                   2,713

Mjekime lokale:                                             10,818

Vizita mjekësore:                                          17,835

Referime në spital:                                             841

—###—

Për foto nga takimi, klikoni:
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.450656581789064.1073741892.127646634090062&type=3

 {:}