Ministria e Shëndetësisë

 

Beqaj me vullnetarët e dhurimit të gjakut ndez “flakën e dashurisë dhe solidaritetit”: Të bashkohemi të gjithë për jetën!

Tiranë, 18/10/2014 – Në edicionin e tretë të aktivitetit “Flaka e dashurisë dhe solidaritetit”, organizuar sot (18/10/2014) në zonën e gjelbër të liqenit të Tiranës nga Organizata e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, ishte i pranishëm edhe Ministri i Shendetësisë, z. Ilir Beqaj, i cili falënderoi organizatorët, të cilët për të disa vite rrjesht kanë organizojnë një aktivitet të tillë, përfshirë edhe vullnetarët që kanë ardhur nga Greqia, Italia dhe Kosova për t’u bërë pjesë e kësaj nismeje.

Pasi dhuroi gjak në punktin e lëvizshëm të mbledhjes së gjakut për këtë qëllim nga ekpi i vullnetarëve të dhurimi të gjakut, Ministri Beqaj u shpreh se “ne na bashkon një gjë e përbashkët, e cila është jeta, për fat këtë vit, ky aktivitet përkon dhe me ditën e nesërme ku do të zhvillohet aktiviteti “Maratona e Jetës”, qe te bëjmë përpjektet maksimale për një jetë të shëndetëshme”.

Fjalën e tij ministri Beqaj e ka mbyllur duke nënvizuar mesazhin: “Sa më shumë sport dhe jetë të shëndetëshme, sa më pak vese”. Të vrapojmë për të ndërgjegjësuar të gjitha gratë dhe nënat shqiptare që të kryejnë kontrolle parandaluese për kancerin e gjirit, theksoi më tej ai, duke shtuar se ky është qëllimi i maratonës që zhvillohet sot dhe nesër, pagëzuar me emrin “Maratona e Jetës”.

Nëse gratë kanë histori personale për kancer gjiri, ju rekomandohet të kryejnë mamografi çdo vit sipas diagnozës dhe ekzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit.

Nëse kanë faktorë klinikë si, ind i ngjeshur gjiri, rrezatim në fëmijëri, ju rekomandohet ekzaminim klinik i gjirit çdo vit, mamografi çdo vit (në asnjë rast jo para moshës 25 vjeç) dhe konsultë me mjekun specialist.

Nëse kanë faktorë klinikë si, histori familjare për kancer gjiri nën moshën 50 vjeç, apo dy ose më shumë familjarë të së njëjtës degë me kancer gjiri, ju rekomandohet ekzaminim, mamografi dhe konsultë me mjekun.

Sigurisht që, nëse zhvillojmë një jetë të shëndetshme, padyshim që të gjithë bashkë mund t’ia dalim të përballim sfidën e madhe që kemi, për një sistem të kujdesit shëndetësor, që është në gjendje të plotësojë nevojat e të gjithëve!

Edhe njëherë faleminderit! – e mbylli fjalën e tij përshëndetëse Ministri Beqaj.

—###—{:}