Ministria e Shëndetësisë

 

Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të Qëndrueshme starton projektin 4-mujor për vëzhgimin e aspektit operativ dhe teknik të qendrave shëndetësore dhe degëve të vogla në varësi të tyre si dhe hartimin e rekomandimeve për Ministrinë e Shëndetësisë për përmirësimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët shqiptarë

Tiranë, 01/08/2014 – Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qëndrueshme (KZLNDQ), me mbështetjen e USAID-it dhe të ‘Assist Impact’, njoftoi nisjen e një projekti të ri për të vëzhguar performancën e qendrave shëndetësore në Shqipëri.

Në konferencën e organizuar sot (1/8/2014), me temë “Vëzhgim mbi qendrat shëndetësore në Shqipëri”, ishin të pranishëm Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi, Kryetarja e Bordit KLZNDQ, Mirela Arqimandriti, Koordinatorja e Programit ‘Assist Impact’, Brunilda Stamo, Drejtoresha Ekzekutive e KZLNDQ-së, Erjona Mulellari, dhe përfaqësues e punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor në vend dhe medias.

Projekti parashikon vëzhgimin e aspektit operativ dhe teknik të qendrave shëndetësore dhe degëve të vogla në varësi të tyre për përmirësimin e shërbimeve mjekësore. Kjo me qëllim që edhe grupet vunerabël, të cilët për shkak të mungesave të të ardhurave nuk shkojnë dot tek mjeku, të marrin shërbimin e duhur shëndetësor.

Gjatë fjalës së saj, zv/ministrja Ekonomi u shpreh se “nëpërmjet këtij projekti do të monitorojmë e do t’u vijmë në ndihmë qytetarëve, duke kthyer në aktiv edhe rolin e mjekut të familjes, duke zbuluar zonat me vështirësi”. Më tej, ajo shtoi se “nëpërmjet monitorimit bëhen të ditura informacione të vlefshme për ministrinë. Ky projekt teoriksht fillon ne gusht më përgatitjet paraprake dhe praktikisht fillon në tetor”, tha Ekonomi.

Nga ana e saj, Drejtoresha e KZLNDQ, Mulellari, u shpreh se “KZLDQ është një koalicion jopartiak, i pavarur duke synuar të përdorim mjetet e monitorimit të zgjedhjeve dhe metodologjinë për demokratizimin e mëtejshëm të shoqërisë shqiptare dhe adresimin e nevojave të qytetarëve shqiptare”.

Ndërsa drejtuesja e ekipit dhe përfaqësuese e qëndrës aleanca gjinore për zhvillim, Mirela Arqimandriti, nënvizoi se “në muajin tetor 2014, KZLDQ do të dërgojë 550 vëzhgues tek qëndrat shëndetësore të përzgjedhura si kampione dhe degët e tyre në të gjithë Shqipërinë”. Për Brunilda Stamon, ky projekt do të rrisë efikasitetin e shërbimeve shëndetësore, pasi informacioni i marrë do të përdoret në mënyre efektive për t’i ardhur ne ndihmë nevojave qofshin këto fizike apo financiare në lidhje me shërbimet shëndetësore. Monitoruesit e KZLN-së do të trajnohen nga stafi teknik i projektit.

KZLNDQ do të grumbullojë të dhëna sasiore dhe cilësore nga rreth 550 qendra shëndeësore nga muaji tetor deri në muajin dhjetor të këtij viti (4 muaj), në zonat urbane dhe rurale, të cilat do të përdoren nga nëpunësit e shëndetësisë për të kuptuar më mirë se çfarë i pengon këto qendra të ofrojnë, sipas ligjit, shërbimet shëndetësore. Ky vëzhgim ose sondazh do të ndihmojë institucionet shëndetësore të fokusojnë më mirë përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që ofrohen nga sistemi i kujdesit shëndetësor publik në Shqipëri.

—###—

Gjithë informacioni i duhur rreth ecurisë së projektit dhe gjetjet e tij do të jenë të vlefshme në:

Websitin: www.kzln.org.al,
Facebook: Koalicioni për Zgjedhje te Lira e te Ndershme
Twitter: @KZLN_CFFE

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Mirela Arqimandriti
Drejtuese e Ekipit të Projektit “Monitorimi i Qendrave Shëndetësore në Shqipëri”
Drejtore Ekzekutive, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, organizatë partnere e KZLNDQ
E-mail: marqimandriti@gadc.org.al; Tel: 00355682059301

Erjona Mulellari
Koordinatore e Proejktit
Drejtore Ekzekutiv, KZLNDQ
E-mail: Erjona.Mulellari@kzln.org.al ; Tel: 00355684046777
Adresa: Rr “Abdyl Frasheri”, f.10 / 1, shk.1, ap.3,
Tiranë, Shqipëri{:}