.

vije ndarëse

Postuar më: 21/08/2020

Manastirliu në qendrën e re shëndetësore në Kombinat: Kemi siguruar shumëfishimin e vaksinave të gripit, Qeveria e angazhuar për programin e vaksinimit falas

Bino: Po punohet në disa drejtime për të siguruar vaksinë e sigurt për COVID19

 

21 Gusht, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe ekspertë të shëndetit publik të programit kombëtar të vaksinimit, deklaruan nga Qendra Shëndetësore Nr.6 në Kombinat, se janë siguruar vaksinat falas kundër gripit, për kategoritë në nevojë.

“Ne jemi të angazhuar për të siguruar programin e vaksinimit dhe këtë vit kemi siguruar shumëfishimin e vaksinave të gripit falas për kategoritë në nevojë, sipas përcaktimeve të Institutit të Shëndetit Publik”, tha Manastirliu në Qendrën.

Shëndetësore të Kombinatit, e rindërtuar me standardet më të mira, falë programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

Shefja e Departametit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino tha se po punohet në disa drejtime për sigurimin e vaksinës së sigurt kundër COVID19.

“Akoma Bota nuk ka një vaksinë të sigurt, janë pothuajsë 7 vaksina të cilat e kanë kaluar fazen e dytë, janë vaksina tepër premtuese dhe ka inisiativa të ndryshme. Një inisiativë është inisiativa botërore e COVAX, një inisiativë e shumë vendeve dhe shumë partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e vaksinimit nën udhëheqjen e OBSH. Ne do të zgjedhim atë vaksinë që është efikase dhe e sigurt”, tha Bino.

Gjatë vizitës në Qendrën Shëndetësore Nr.6 në Kombinat, e rehabilituar plotësisht me programin e 300 Qendrave Shëndetësore, Manastirliu tha se do të vijojnë investimet dhe do të hapen kantirë të rinj ndërtimi në këto dy muaj.

“Qendra Shëndetësore Kombinati është pjesë e investimeve të Qeverisë Shqiptare në Programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, ne edhe këtë vit po vijojmë me rehabilitimin e qendrave shëndetësore dhe ambulancave dhe pikërisht ky muaj dhe muaji tjetër do të jetë hapja e kantiereve të rinj, sa i përket qendrave shëndetësore”, tha Manastirliu.