.

vije ndarëse

Postuar më: 19/03/2020

Ministria e Shëndetësisë: Pesë raste të reja me COVID-19, 32 pacientë në spitalin infektiv

Albana Fico, drejtore e Institutit të Shëndetit Publik informon mbi situatën e 24 orëve të fundit të COVID-19 në vendin tonë

 

Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar:

Jane 5 raste të reja me COVID-19:

– 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri

– Nje 65 vjeçar dhe një 42-vjeçar nga Kavaja.

 

Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

 

  • Tiranë 45 qytetarë
  • Durrës 5 qytetarë
  • Lushnje 2 qytetarë
  • Elbasan 2 qytetarë
  • Fier 6 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë 2 qytetarë

 

Deri në këto momente janë shënuar dy humbje jete.

 

Në Spitalin Infektiv ndodhen 32 pacientë të shtruar.

3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

 

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.

Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19.

Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor!

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!

Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!

Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.