Mjekë Për Shqipërinë

Dr. Reldi Musta ka studiuar për 6 vite në universitetin shtetëror të Mjekësisë në Rusi. Prej 2018 është kthyer në Shqipëri dhe punon si mjek i përgjithshëm në ambulancën Marinëz të Qendrës Shëndetësore Kuman në Fier.

 

Dr. Aida Koka është specializuar në Universitetin e Stambollit, 4 vite për Pediatri dhe 3 vite për Kardiologji Pediatrike. Punon si mjeke pediatre në Spitalin Rajonal të Vlorës.

 

Dr. Kleanth Çimi është rikthyer në Shqipëri pas diplomimit për Mjekësi dhe Kirurgji në Itali. Aktualisht punon pranë Qendrës Shëndetësore Bradashesh të Elbasanit.

 

Dr. Joana Qirollari pas një eksperience të gjatë si mjeke pediatre në Greqi, po ofron shërbim të specializuar në spitalin bashkiak të Përmetit. Me ardhjen e saj në 2014- dr. Joana Qirollari ka rikthyer një shërbim të munguar prej vitesh në spitalin e Përmetit.

 

Dr. Ermira Pajaj ka kryer studimet pasuniversitare në Universitetin e Torinos në Itali. Mban titullin “Doktor në Neuroshkenca” dhe pas postdoktoraturës në Spitalin Universitar “Charité”, në Berlin të Gjermanisë ka vendosur të ushtrojë profesionin në Shqipëri. Aktualisht është në përfundim të specializimit në shërbimin e Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.


 

Doktoresh Valmira Abilaliaj është larguar nga Shqipëria në vitin 2000. Ka përfunduar fakultetin Mjekësisë dhe Kirurgjisë në Romë La Sapienza më pas është specializuar si fillim në Romë dhe një vit e gjysmë në Paris Francë ku edhe ka punuar për 3 vjet në Spitalin publik Rene Dubos Pontoise Prej 2019 punon në Spitalin e Traumës në Tiranë.