Ministria e Shëndetësisë
  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (02.06.2020) janë testuar 15068  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 1164 raste të konfirmuara
  • 33 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 891 pacientë të shëruar
  • 240 numri i rasteve aktive

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 01.06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 14 12 0
Dibër 10 1 0
Durrës 253 207 6
Elbasan 21 20 0
Fieri 58 47 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 37 36 1
Lezhë 52 52 0
Shkodër 126 114 2
Tiranë 568 380 20
Vlorë 5 4 1
Total 1164 891 33

 

Situata e 24 orëve të fundit e  COVID 19 në Shqipëri

Kanë vazhduar testimet dhe puna intensive në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me COVID19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime në nga të cilat janë konfirmuar 21 raste pozitive, përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër kemi nga një rast të prekur me COVID19. Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik.

Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të sshëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1164 raste. Aktualisht janë 240 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Forcohen kapacitetet spitalore për trajtimin e COVID-19

Strukturat e re spitalore në autostradë e cila tashmë ka përfunduar me standarte bashkëkohore do të jetë në dispozicion për trajtimin e të prekurve me COVID19. Ky spital ka 100 shtretër 50 prej tyre me oksigjen dhe është një strukturë që rrit kapacitetet e spitaleve për trajtimin e COVID19 nëse do të jetë e nevojshme për përballimin e çdo fluksi të mundshëm. Struktura e re spitalore plotëson të gjitha kushtet pasi ka dhomë tirazhi, sallë kirurgjie dhe terapi intensive. Kjo strukturë do të përdoret në rastet e shtimit të rasteve në fazën e hapjes, gjatë sezonit ose nëse do të ketë një valë të dytë në vjeshtë.

Në skenarë janë planifikuar në total 500 shtretër. Pra spitalet COVID1, COVID2, COVID3 që janë strukturat e ish-kirurgjive, dhe shtohet dhe COVID4 për të gjitha ato raste kur fluksi do të jetë i madh.

Për forcimin e kapaciteteve janë vënë në dispozicion 2.5 miliardë lekë nga qeveria shqiptare me qëllim përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19.

Testimi serologjik edhe në popullatë

Deri tani janë kryer 1452 teatime serologjike tek personeli shëndetësor në laboratorin e mikrobiologjisë ne QSUT. Pozitiviteti rezulton  9% që tregon se mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve ka funksionuar, pra  9% e rasteve kanë patur krijimin e antitrupave.

Testimi do të vijojë edhe tek qytetarët dhe për këtë është gati një plan dhe po pritet miratimi nga komiteti Teknik i Ekspertëve.

 

Plani i masave lehtësuese nga data 1 Qershor

 

Nga data 1 Qershor Qershor të lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, në të gjithë vendin pa kufizim.

Nga data 1 Qershor do të hapen çerdhet dhe kopshtet publike duke zbatuar protokollet e sigurisë te miratuar.

Nga data 1 Qershor do të hapen kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin dy javor, si një masë e që po ndiqet edhe në vendet europiane dhe vendet e rajonit. Masa e vendosjes se karantines dy/javore do të mbetet në fuqi, në raste te veçanta me urdher të autoriteteve shendetesore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC.

Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një autoritet i përkohshëm që është ngritur peër këtë periudhë dhe që do të administrojë lejet per cdo stacion plazhi nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçantë për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Ndaj ftojmë të interesuarit të zbatojnë procedurat që do të bëhen publike nga MTM, duke informuar se çdo kush që shkel rregullat për arsye përfitimi në plazh do të penalizohet.

Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qëndrat e formimit arsimor, kulturor, qëndrat e internetit si dhe palestrat sipas protokolleve të sigurise.

Ndalohen të hapen deri në 23 Qershor

 

Aktivitetet që ende shfaqin rrezik në këtë fazë ku qarkullimit i virusit është i pranishëm dhe që do të vijonë të jenë të mbylluar janë: Transporti publik, për të cilin po punohet me Ministrinë e Infrastruukturës dhe Transporteve për një plan i cili do të bëhet publik në një kohë të shpejtë, gjithashtu do të vijojnë të jenë të ndaluara, aktivitetet kulturore, kinematë, teatret, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat dhe dëgjesa publike.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 6 245 352 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 376 427
  • Azi:          1 151 637 raste të konfimuara

31 110 vdekje

  • Afrikë 152 485 raste të konfirmuara

4 344 vdekje

  • Amerikë: 2 956 532 raste të konfirmuara

165 262 vdekje

  • Oqeania : 8 651 raste të konfirmuara

132 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 2 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 975 341 raste të konfirmuara
    • 175 572 vdekje

 

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 2 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (2 qershor 2020)
Europa 1 975 341
Russia 423741
United_Kingdom 276332
Spanja 239638
Itali 233197
Gjermani 182028
France 152091
Belgjika 58517
Hollanda 46545
Bjellorusia 43403
Suedia 37814
Portugalia 32700
Zvicra 30788
Irlanda 25062
Ukraine 24340
Polonia 24165
Rumania 19398
Austria 16663
Danimarka 11699
Serbia 11430
Armenia 9492
Çekia 9302
Norvegjia 8411
Moldavia 8360
Finland 6885
Azerbaijan 5662
Luxembourg 4019
Hungaria 3921
Greqia 2917
Bosnia_dhe_Herzegovina 2523
Bullgaria 2513
Macedonia e veriut 2315
Kroacia 2246
Estonia 1870
Islanda 1806
Lithuania 1678
Sllovakia 1522
Sllovenia 1483
Shqiperia 1164
Letonia 1071
Kosova 1064
Qipro 949
Gjeorgjia 796
Andorra 765
San_Marino 687
Malta 619
Isle_of_Man 336
Mali I zi 324
Jersey 308
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 170
Monako 99
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 2 qershor 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 02.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 39 893 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 33 530 vdekje
  • 160 092 pacientë të shëruar
  •     408  pacientë në terapi intensive
  • 33 569   qytetarë në izolim

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.