Ministria e Shëndetësisë
  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (20.06.2020) janë testuar 23126  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 1891 raste të konfirmuara
  • 43 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 1126 pacientë të shëruar
  • 722 numri i rasteve aktive

Shpërndarja e rasteve konfirmuara me COVID-19,  datë: 20. 06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 16 15 0
Dibër 10 10 0
Durrës 391 239 9
Elbasan 32 22 0
Fieri 90 55 4
Gjirokastër 2 0 0
Korça 31 18 0
Kukës 44 36 1
Lezhë 67 53 0
Shkodër 245 124 5
Tiranë 909 550 23
Vlorë 54 4 1
Total 1891 1126 43

 

 

Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundi

 

Në 24 orët e fundit një 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë mjekimin intensiv dhe përkujdesin e mjekëve. 70 vjeçarja e prekur nga COVID19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës. 43 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 në vendin tonë.

Vijon të ketë shtrime të reja të qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, duke përfshirë dhe moshat e reja 30-40 vjeç. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 63 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me COVID19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste pozitive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

 

Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar në 1126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

 

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 26 të prekur në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet.

 

Në vendin tonë janë aktualisht 722 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

 

 Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në terren për të siguruar zbatimin e protokolleve

Në zbatim të Urdhërave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19,  Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë realizuar 1755 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Janë marrë 3 masa administrative, 2 masa me gjobë dhe një vendim për pezullim aktiviteti, në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat dhe moszbatuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen ndaj COVID19 të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Inspektorët shëndetësor po vijojnë punën në terren me zero tolerancë ndaj ccdo subjekti  dhe gjatë kësaj periudhe të epidemisë që prej muajit Marsi, janë inspektuar dhe monitoruar mbi 76 mijë subjekte në të gjithë vendin dhe janë vendosur mbi 300 masa administrative.

 

 

Forcohen kapacitetet spitalore

 

Në kuadër të marrëveshjes me BE për ndihma me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, kanë mbërritur 100 shtretër reanimacioni, po ashtu edhe pajisje të tjera që do të ndihmojnë sistemin shëndetësor, përfshirë këtu edhe 30 elektrokardiograma. 

Para disa ditësh mbërritën në Shqipëri 5 autoambulanca që fuqizojnë flotën e urgjencës kombëtare, 15 respiratorë transporti, si dhe një seri aparaturash jetëshpëtuese që forcojnë kapacitetet e reanimacioneve ne spitalet tona, pjesë e ndihmës prej 4 milion euro të Bashkimit Europian për Shqipërinë për përballimin e COVID19.

 

Gjithashtu pak ditë në parë 30 respiratorë të rinj ju shtuan kapaciteteve në spitalet publike, falë mbështetjes nga qeveritë e Zvicrës dhe Norvegjisë si dhe nga PNUD, zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, një mbështetje për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në vendin tonë.

 

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat:

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Inspektoriati dhe Task-Forca në terren vijojnë kontrollet intensive në subjekte, por nevojitet bashkëpunimi i bizneseve dhe qytetarëve për të respektuar rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar positive me shenja të lehta ose asimptomatikë, por edhe ata qytetarë që kanë dyshime se janë të prekur ose janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve dhe bizneseve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur, bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar asnjë person pozitiv që të thyejë rregullin duke dalë nga karantina, deri në shërimin e plotë.
Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 8 634 575 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 460 081
  • Azi:          1 788 752 raste të konfimuara

45 952 vdekje

  • Afrikë 285 648 raste të konfirmuara

7 688 vdekje

  • Amerikë: 4 282 308 raste të konfirmuara

219 172 vdekje

  • Oqeania : 8 905 raste të konfirmuara

131 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 20 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (20 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 1 788 752
India 395048
Iran 200262
Turqia 185245
Pakistan 171666
Arabia Saudite 150292
Bangladesh 105535
Katar 85462
Kina 84524
Emiratet e Bashkuara 44145
Indonesia 43803
Singapore 41615
Kuvait 38678
Filipine 28459
Afghanistan 27878
Oman 27670
Irak 25717
Bahrain 20916
Izrael 20339
Japonia 17799
Kazakhstan 16779
Korea e jugut 12373
Malajsia 8535
Nepal 8274
Uzbekistan 6025
Taxhikistan 5338
Thailand 3146
Kyrgyzstan 2981
Maldives 2150
Sri_Lanka 1950
Liban 1510
Jordania 1008
Jemen 919
Palestine 858
Taivan 446
Vietnam 349
Mianmar 286
Mongolia 204
Siria 187
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 129
Bhutan 68
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 4 282 308
USA 2220961
Brazil 1032913
Peru 247925
Chile 231393
Mexico 170485
Canada 100618
Kolumbia 63276
Ekuador 49731
Argentina 39557
Republika Domenikane 25068
Panama 24274
Bolivia 22476
Guatemala 12509
Honduras 11258
Puerto_Rico 6111
Haiti 4980
El_Salvador 4329
Venezuela 3591
Kuba 2305
Kosta_Rika 2058
Nikaragua 2014
Paraguai 1336
Uruguai 853
Xhamaika 652
Suriname 293
Ishujt Kajman 195
Guyana 183
Bermuda 146
Trinidad dhe Tobago 123
Bahamas 104
Aruba 101
Barbados 97
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 74
Saint_Vincent_&_Grenadines 29
Antigua_and_Barbuda 26
Curaçao 23
Grenada 23
Belize 22
Saint_Lucia 19
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 8 905
Australia 7409
Zelanda e re 1159
Polinezia Franceze 60
Guam 200
Kaledonia e re 21
Fixhi 18
Ishujt Mariana 30
Papa new Guinea 8
Afrika 285 648
Afrika e jugut 87715
Egjypt 52211
Nigeria 19147
Gana 13203
Algeria 11504
Kameron 11281
Maroku 9613
Sudan 8316
Cote_dIvoire 6444
Senegal 5639
Republika e Kongos 5476
Guinea 4904
Xhibuti 4565
Gabon 4428
Kenia 4374
Etiopia 4070
Somalia 2719
Republika e Afrikes qendrore 2605
Mauritania 2223
Mali 1923
Sudani jugor 1813
Guinea Ekuadoriale 1664
Guinea_Bissau 1512
Madagaskar 1443
Zambia 1430
Sierra_Leone 1298
Tunizia 1146
Niger 1020
Burkina_Faso 900
Kongo 883
Chad 858
Cape_Verde 848
Uganda 755
Sao_Tome_and_Principe 693
Mozambique 668
Ruanda 661
Benin 650
Eswatini 623
Malawi 620
Liberia 581
Togo 555
Libia 510
Republika e Tanzanise 509
Zimbabwe 479
Mauritius 337
Komorros 210
Angola 166
Eritrea 142
Burundi 104
Botswana 89
Namibia 45
Gambia 36
Saharaja perendimore 25
Seychelles 11
Lezoto 4
Total 6 366 309

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 20. 06. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 268 266 raste të konfirmuara
    • 187 231 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 20 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (20 qershor 2020)
Europa 2 268 266
Russia 569063
United_Kingdom 301815
Spanja 245575
Itali 238011
Gjermani 189135
France 159452
Belgjika 60476
Bjellorusia 57333
Suedia 56043
Hollanda 49426
Portugalia 38464
Ukraine 34984
Polonia 31316
Zvicra 31217
Irlanda 25368
Rumania 23400
Armenia 19157
Austria 17185
Moldavia 13556
Serbia 12709
Danimarka 12391
Azerbaijan 11329
Çekia 10460
Norvegjia 8692
Finland 7133
Macedonia e veriut 4820
Luxembourg 4099
Hungaria 4086
Bullgaria 3755
Bosnia_dhe_Herzegovina 3273
Greqia 3237
Kroacia 2280
Estonia 1979
Shqiperia 1891
Islanda 1819
Lithuania 1792
Sllovakia 1576
Sllovenia 1513
Kosova 1486
Letonia 1110
Qipro 985
Gjeorgjia 896
Andorra 855
San_ Marino 696
Malta 663
Mali I zi 355
Isle_of_Man 336
Jersey 318
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 176
Monako 99
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 20 qershor 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 20.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 21 212 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 34 610 vdekje
  • 182 453 pacientë të shëruar
  •     152   pacientë në terapi intensive
  • 18 586   qytetarë në izolim

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.