Ministria e Shëndetësisë
  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (22.06.2020) janë testuar 23692  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 1995 raste të konfirmuara
  • 44 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 1159 pacientë të shëruar
  • 792 numri i rasteve aktive

Shpërndarja e rasteve konfirmuara me COVID-19,  datë: 22. 06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 16 15 0
Dibër 10 10 0
Durrës 399 240 9
Elbasan 32 22 0
Fieri 96 55 4
Gjirokastër 2 0 0
Korça 36 18 0
Kukës 45 36 1
Lezhë 68 55 0
Shkodër 265 127 5
Tiranë 967 576 25
Vlorë 59 6 1
Total 1995 1159 45

 

 

Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundi

Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin trajtohen 82 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 239 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 33 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID19, megjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.

 Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në terren për të siguruar zbatimin e protokolleve

Në zbatim të Urdhërave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19,  Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë javës që shkoi janë kryer mbi 10 mijë inspektime për masat ndaj COVID19 dhe janë marrë rreth 60 masa administrative me gjobë dhe pezullim aktiviteti në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje.

Inspektorët shëndetësor po vijojnë punën në terren me zero tolerancë ndaj ccdo subjekti  dhe gjatë kësaj periudhe të epidemisë që prej muajit Marsi, janë inspektuar dhe monitoruar mbi 76 mijë subjekte në të gjithë vendin dhe janë vendosur mbi 300 masa administrative.

 

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat:

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Inspektoriati dhe Task-Forca në terren vijojnë kontrollet intensive në subjekte, por nevojitet bashkëpunimi i bizneseve dhe qytetarëve për të respektuar rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar positive me shenja të lehta ose asimptomatikë, por edhe ata qytetarë që kanë dyshime se janë të prekur ose janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve dhe bizneseve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur, bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar asnjë person pozitiv që të thyejë rregullin duke dalë nga karantina, deri në shërimin e plotë.
Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 8 926 399 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 468 257
  • Azi:          1 869 815 raste të konfimuara

47 809 vdekje

  • Afrikë 306 067 raste të konfirmuara

8 111 vdekje

  • Amerikë: 4 441 579 raste të konfirmuara

224 347 vdekje

  • Oqeania : 8 984 raste të konfirmuara

131 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 22 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (22 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 1 869 815
India 425282
Iran 204952
Turqia 187685
Pakistan 181088
Arabia Saudite 157612
Bangladesh 112306
Katar 87369
Kina 84572
Indonesia 45891
Emiratet e Bashkuara 44925
Singapore 42095
Kuvait 39650
Irak 30868
Filipine 30052
Oman 29471
Afghanistan 28833
Bahrain 21764
Izrael 20778
Japonia 17916
Kazakhstan 17732
Korea e jugut 12438
Nepal 9026
Malajsia 8572
Uzbekistan 6358
Taxhikistan 5457
Kyrgyzstan 3356
Thailand 3148
Maldives 2203
Sri_Lanka 1950
Liban 1587
Jordania 1033
Palestine 1022
Jemen 941
Taivan 446
Vietnam 349
Mianmar 290
Mongolia 213
Siria 204
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 129
Bhutan 68
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 4 441 579
USA 2280912
Brazil 1085038
Peru 254936
Chile 242355
Mexico 180545
Canada 101326
Kolumbia 68652
Ekuador 50640
Argentina 42772
Republika Domenikane 26677
Panama 26030
Bolivia 24388
Guatemala 13145
Honduras 12769
Puerto_Rico 6525
Haiti 5211
El_Salvador 4626
Venezuela 3918
Kuba 2312
Kosta_Rika 2213
Nikaragua 2014
Paraguai 1379
Uruguai 876
Xhamaika 659
Suriname 314
Ishujt Kajman 195
Guyana 184
Bermuda 146
Trinidad dhe Tobago 123
Bahamas 104
Aruba 101
Barbados 97
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 76
Saint_Vincent_&_Grenadines 29
Antigua_and_Barbuda 26
Curaçao 23
Grenada 23
Belize 22
Saint_Lucia 19
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Turks_and_Caicos 14
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 8 984
Australia 7461
Zelanda e re 1163
Polinezia Franceze 60
Guam 222
Kaledonia e re 21
Fixhi 18
Ishujt Mariana 30
Papa new Guinea 8
Afrika 306 067
Afrika e jugut 97302
Egjypt 55233
Nigeria 20244
Gana 14154
Algeria 11771
Kameron 11610
Maroku 9977
Sudan 8580
Cote_dIvoire 7492
Senegal 5888
Republika e Kongos 5826
Guinea 4988
Kenia 4738
Xhibuti 4582
Etiopia 4532
Gabon 4428
Mauritania 2813
Republika e Afrikes qendrore 2808
Somalia 2779
Mali 1961
Sudani jugor 1882
Guinea Ekuadoriale 1664
Madagaskar 1596
Guinea_Bissau 1541
Zambia 1430
Sierra_Leone 1327
Tunizia 1157
Niger 1036
Kongo 1013
Burkina_Faso 903
Cape_Verde 890
Chad 858
Uganda 770
Benin 765
Mozambique 733
Malawi 730
Ruanda 728
Sao_Tome_and_Principe 698
Eswatini 635
Liberia 626
Togo 569
Libia 544
Republika e Tanzanise 509
Zimbabwe 489
Mauritius 337
Komorros 247
Angola 176
Burundi 144
Eritrea 143
Botswana 89
Namibia 55
Gambia 37
Saharaja perendimore 25
Seychelles 11
Lezoto 4
Total 6 627 141

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 22. 06. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 299 258 raste të konfirmuara
    • 187 852 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 22 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (22 qershor 2020)
Europa 2 299 258
Russia 584680
United_Kingdom 304331
Spanja 246272
Itali 238499
Gjermani 190359
France 160377
Belgjika 60550
Bjellorusia 58505
Suedia 56043
Hollanda 49593
Portugalia 39133
Ukraine 36560
Polonia 31931
Zvicra 31209
Irlanda 25379
Rumania 24045
Armenia 20588
Austria 17285
Moldavia 14200
Serbia 12894
Azerbaijan 12729
Danimarka 12391
Çekia 10498
Norvegjia 8708
Finland 7143
Macedonia e veriut 5106
Luxembourg 4120
Hungaria 4102
Bullgaria 3905
Bosnia_dhe_Herzegovina 3354
Greqia 3266
Kroacia 2317
Shqiperia 1995
Estonia 1981
Islanda 1823
Lithuania 1798
Sllovakia 1587
Sllovenia 1520
Kosova 1486
Letonia 1111
Qipro 986
Gjeorgjia 908
Andorra 855
San_ Marino 713
Malta 665
Mali I zi 362
Isle_of_Man 336
Jersey 318
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 176
Monako 100
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 22 qershor 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 22.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 20 637 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 34 657 vdekje
  • 183426 pacientë të shëruar
  •     127   pacientë në terapi intensive
  • 18 472   qytetarë në izolim

 

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).