Ministria e Shëndetësisë
  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (23.06.2020) janë testuar 24020  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

 

  • 2047 raste të konfirmuara
  • 45 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 1195 pacientë të shëruar
  • 807 numri i rasteve aktive

Shpërndarja e rasteve konfirmuara me COVID-19,  datë: 23. 06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 16 15 0
Dibër 10 10 0
Durrës 406 245 9
Elbasan 32 22 0
Fieri 98 57 4
Gjirokastër 3 1 0
Korça 36 19 0
Kukës 45 37 1
Lezhë 74 55 0
Shkodër 266 127 5
Tiranë 992 592 26
Vlorë 69 5 1
Total 1995 1159 46

 

 

 

 

 

Pavarësisht shërimeve, ka sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po marrin trajtohen 81 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive. Mosha mesatare e të shtruarve është rreth 61 vjeç, ndërsa gjysma e të shtruarve është nga Tirana.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar në 1195 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz. 65-vjeçari i konfirmuar me COVID19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia. Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 328 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 52 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë.

Në vendin tonë janë aktualisht 807 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Nisur nga rastet pozitive ditore kryesisht në ndërmarrjet me shumë punëtorë dhe kontakte në vendet e punës, i bëjmë thirrje edhe një herë bizneseve të respektojnë protokollet e sigurisë, distancimin fizik, dezinfektimin dhe ajrosjen e ambienteve, mbajtjen e maskave kudo ku ofrohet shërbimi për qytetarët.

Me rihapjen e transportit publik është domosdoshmëri mbajtja e maskës nga të gjithë, ata në shërbim dhe përdoruesit e transportit publik, dezinfektimi i mjeteve të transportit etj.

Task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve.

 

Vlerësimi i situatës aktuale nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

Përfundimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk e ul gatishmërinë në përballje me këtë virus të rrezikshëm, pasi vendi vijon të jetë në gjendje epidemie si pasojë e situatës së shkaktuar nga SARS-COV2. Që do të thotë se do të vijojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat e marra në kuadër të gjendjes se epidemisë. Bazuar në ligjin për sëmundjet infektive, do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet e çdo lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, do të vijojë karantinimi i personave të konfirmuar me COVID19 si rregull përgjatë gjithë kësaj gjendje, do të vijojnë të jenë në fuqi masat për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Strukturat e Task-Forcës anti-Covid vijojnë të jenë të angazhuar 24/7 në të gjithë territorin, me kapacitet të plotë dhe çdo thyerje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës.

Me plotësimin e kapaciteteve në Spitalin Infektiv, sistemi shendetesor po përgatitet për hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT ose spitali COVID3 për të përballuar fluksin në rritje dhe është duke u rekrutuar stafi mjekësor dhe infermieror që do të shërbejë në këtë spital. Paralelisht nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapet Spitalin COVID 2, pra ish-Sanatoriumin, dhe në skenarin tjetër, në rast se shifrat kapërcejnë këto kapacitete do të kalohet tek spitali karantinë COVID4 në aksin Tiranë-Durrës.

Komiteti Teknik i Ekspetëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, pra do të vijoj transporti publik ndërqyetetas dhe brenda qytetit, por me disa masa dhe protokolle të veçanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si për ata që shërbejnë dhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë i detyrueshëm. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për të mos lejuar përhapjen e SARS-COV2.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në terren për të siguruar zbatimin e protokolleve

Në zbatim të Urdhërave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19,  Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon intensivisht kontrollet dhe monitorimet në terren dhe vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1605 inspektime në subjekte. Është pezulluar aktiviteti në një fasoneri dhe janë vendosur 3 masa administrative me gjobë për subjekte të cilat janë gjetur në shkelje. 2 masa administrative me gjobë për call-center dhe 1 masë me gjobë në pastiçeri, gjobat janë në vlerën 100 000 lekë për çdo subjekt të kapur në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer mbi 77 mijë inspektime për masat ndaj COVID19 dhe janë marrë mbi 300 masa administrative me gjobë dhe pezullim aktiviteti në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje. ISHSH vijon punën çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë me zero tolerancë ndaj çdo subjekti apo institucioni publik.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Inspektoriati dhe Task-Forca në terren vijojnë kontrollet intensive në subjekte, por nevojitet bashkëpunimi i bizneseve dhe qytetarëve për të respektuar rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar positive me shenja të lehta ose asimptomatikë, por edhe ata qytetarë që kanë dyshime se janë të prekur ose janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve dhe bizneseve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur, bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar asnjë person pozitiv që të thyejë rregullin duke dalë nga karantina, deri në shërimin e plotë.

Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 9 063 264 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 471 681
  • Azi:          1 909 165 raste të konfimuara

48 801 vdekje

  • Afrikë 315 261 raste të konfirmuara

8 329 vdekje

  • Amerikë: 4 512 775 raste të konfirmuara

226 445 vdekje

  • Oqeania : 9 002 raste të konfirmuara

131 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 23 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (23 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 1 909 165
India 440215
Iran 207525
Turqia 188897
Pakistan 185034
Arabia Saudite 161005
Bangladesh 115786
Katar 88403
Kina 84624
Indonesia 46845
Emiratet e Bashkuara 45303
Singapore 42313
Kuvait 40291
Irak 32676
Oman 31076
Filipine 30682
Afghanistan 29143
Bahrain 22407
Izrael 21082
Kazakhstan 18231
Japonia 17968
Korea e jugut 12484
Nepal 9026
Malajsia 8587
Uzbekistan 6500
Taxhikistan 5513
Kyrgyzstan 3519
Thailand 3151
Maldives 2217
Sri_Lanka 1951
Liban 1603
Palestine 1196
Jordania 1042
Jemen 967
Taivan 446
Vietnam 349
Mianmar 291
Siria 219
Mongolia 215
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 130
Bhutan 69
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 4 512 775
USA 2312302
Brazil 1106470
Peru 254936
Chile 246963
Mexico 185122
Canada 101637
Kolumbia 71183
Ekuador 50640
Argentina 44918
Republika Domenikane 27370
Panama 26752
Bolivia 25493
Guatemala 13769
Honduras 13356
Puerto_Rico 6564
Haiti 5211
El_Salvador 4808
Venezuela 4048
Kuba 2315
Kosta_Rika 2277
Nikaragua 2014
Paraguai 1392
Uruguai 882
Xhamaika 665
Suriname 319
Guyana 205
Ishujt Kajman 195
Bermuda 146
Trinidad dhe Tobago 123
Bahamas 104
Aruba 101
Barbados 97
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 76
Saint_Vincent_&_Grenadines 29
Antigua_and_Barbuda 26
Belize 23
Curaçao 23
Grenada 23
Saint_Lucia 19
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Turks_and_Caicos 14
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 9 002
Australia 7474
Zelanda e re 1165
Polinezia Franceze 60
Guam 225
Kaledonia e re 21
Fixhi 18
Ishujt Mariana 30
Papa new Guinea 9
Afrika 315 261
Afrika e jugut 101590
Egjypt 56809
Nigeria 20919
Gana 14154
Algeria 11920
Kameron 11892
Maroku 10172
Sudan 8698
Cote_dIvoire 7492
Senegal 5970
Republika e Kongos 5925
Guinea 4988
Kenia 4797
Gabon 4739
Etiopia 4663
Xhibuti 4599
Mauritania 2984
Republika e Afrikes qendrore 2963
Somalia 2812
Guinea Ekuadoriale 2001
Mal i 1961
Sudani jugor 1892
Madagaskar 1640
Guinea_Bissau 1556
Zambia 1430
Sierra_Leone 1340
Tunizia 1159
Kongo 1087
Niger 1046
Cape_Verde 944
Burkina_Faso 907
Chad 858
Benin 807
Malawi 803
Ruanda 787
Uganda 774
Mozambique 737
Sao_Tome _and_Principe 702
Liberia 650
Eswatini 643
Libia 571
Togo 569
Zimbabwe 512
Republika e Tanzanise 509
Mauritius 340
Komorros 247
Angola 183
Burundi 144
Eritrea 143
Botswana 89
Namibia 63
Gambia 41
Saharaja perendimore 25
Seychelles 11
Lezoto 4
Total 6 746 898

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 23. 06. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 316 365 raste të konfirmuara
    • 188 168 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 23 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (23 qershor 2020)
Europa 2 316 365
Russia 592280
United_Kingdom 305289
Spanja 246504
Itali 238720
Gjermani 190862
France 160750
Belgjika 60550
Bjellorusia 59023
Suedia 58932
Hollanda 49658
Portugalia 39392
Ukraine 37241
Polonia 32227
Zvicra 31310
Irlanda 25383
Rumania 24291
Armenia 20588
Austria 17320
Moldavia 14363
Azerbaijan 13207
Serbia 12990
Danimarka 12527
Çekia 10561
Norvegjia 8745
Finland 7144
Macedonia e veriut 5196
Luxembourg 4121
Hungaria 4107
Bullgaria 3984
Bosnia_dhe_Herzegovina 3524
Greqia 3287
Kroacia 2336
Kosova 2169
Shqiperia 2047
Estonia 1981
Islanda 1823
Lithuania 1801
Sllovakia 1588
Sllovenia 1521
Letonia 1111
Qipro 988
Gjeorgjia 911
Andorra 855
San_ Marino 713
Malta 665
Mali I zi 367
Isle_of_Man 336
Jersey 318
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 176
Monako 101
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 23 qershor 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 23.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 19 573 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 34 675 vdekje
  • 184 585 pacientë të shëruar
  •     115   pacientë në terapi intensive
  • 17 605   qytetarë në izolim

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.