Ministria e Shëndetësisë
  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (24.04.2020) janë testuar 6768  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 678 raste të konfirmuara
  • 27 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 394 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 24.04.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 285 17
Fieri 36 3
Durrësi 42 4
Korça 19
Vlora 5 1
Elbasani 18
Lushnja 6
Kavaja 9
Shkodër 103 1
Lezhë 14
Kruja 63
Puka 5
Tropojë 4
Has 14
Rrogozhina 4
Berat 2
Mirdita 5
Kukës 12 1
Mallakaster 1
Kurbin 29
TOTAL 678 27

 

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 259 persona të dyshuar me COVID-19. Nga totali i rasteve të dyshuara janë testuar 36 personel shëndetësor, të cilët kanë rezultuar negativë për Sars-Cov2.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 15 raste pozitive me COVID19.

Nga totali i rasteve të reja 9 raste janë në Tiranë, të gjitha kontakte të rasteve të mëparshme, 2 raste janë në Mirditë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, 1 në Has dhe 1 në Kurbin.

Janë testuar 6768 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 678 raste, pra rreth 10% e totalit të rasteve të testuara.

Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1% e totalit të të prekurve.

Aktualisht në vendin tonë 257 ose 41.9% e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë.

Pavarsisht luhatjeve të të dhënave ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është e kontrolluar.

 

 

Plani për lehtësimin e masave dhe parandalimin e COVID-19

 

Komiteti Teknik i Eksperteve ka hartuar planin  tranzitor të lehtësimit gradual të masave me qëllim parandalimin e infeksionit të COVID-19

Ky plan bazohet në disa kritere; në kriteret epidemiologjike, kapacitetet spitalore dhe burimet e nevojshme për kontrollin dhe monitorimin e situatës. Këto kritere bazë ndihmojnë në përcaktimin e kohës së përshtatshme për të gjitha fazat e lehtësimit të kujdesshëm të masave shtërnguese.

Paketa e masave të lehtësismit të kujdesshëm përcakton gjithashtu edhe disa parime bazë:

Hapjen graduale – duke marrë një minimum 2-javor, nga njëra fazë tek tjetra për vlerësimin e situatës.

Në vendimmarrjen për të kaluar nga njëra fazë e planit të hapjes tek tjetra, do të vlerësohen nëse do të ketë rënie apo shtim të rasteve aktive sa i përket tre indikatorëve kryesorë: Rastet ditore të konfirmuara me COVID-19, numri i qytetarëve të shtruar në spital dhe rastet në terapinë intensive.

Plani përcakton që fillimisht të ri-hapen aktivitetet më me shumë efekt në ekonomi dhe më me pak efekt në transmetimin e infeksionit, duke shoqëruar çdo hapje me protokolle strikte për çdo aktivitet i cili do të hapet dhe i cili klasifikohet sipas një risku të evidentuar nga strukturat tona, pra flasim për tre risqe, riskun e ulët, riskun e mesëm dhe riskun e lartë për çdo aktivitet të hapur i cili do të shoqërohet me protokollet sipas nivelit të riskut.

Paralelisht, rihapja e aktiviteteve do të shoqërohet me kufizime lidhur me lëvizjen dhe kontaktet e njerëzve, për të paktën 2 muaj nga momenti gradual i hapjes, me qëllim, minimizimin e transmetimit të infeksionit.

Paralelisht me lehtësimin e kujdesshëm të masave, po vijojmë gjithashtu me rritjen e kapaciteteve spitalore për të siguruar kapacitetet e nevojshme, në rast se do të përballemi me një rritje të mundshme të numrit të të prekurve me simptoma.

Bazuar në vlerësimin e riskut, lehtësimi gradual i masave do të përfshijë katër faza, sipas udhëzimeve të përcaktuar nga OBSH, do të jenë parime strikte dhe do të jenë gjithashtu protokolle të veçanta për individët, për të punësuarit, për institucionet dhe për bizneset.

Task Forca Ndërinstitucionale anti-COVID19

Task Forca Ndërinstitucionale anti-Covid19, po ngrihet për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për fazën e epidemisë, për individët, bizneset dhe institucionet, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Në këtë lufte kërkohet bashkëpunim maksimal nga bizneset, të cilët kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për të garantuar sigurinë e punonjësve dhe të qytetarëve.

Çdo biznes i hapur apo që do të hapet në vijim, duhet të zbatojë me përpikmëri masat për kushtet e punës të përshtatshme, masat higjieno-sanitare, dezinfektimin e ambienteve, distancimin fizik të punonjësve dhe klientëve,  sipas protokolleve te miratuara nga Komiteti teknik i Ekspertëve, bazuar në nivelet e riskut të bizneseve bazuar në klasifikimin tashmë të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Çdo biznes duhet të marrë vërtetimin dhe protokollin përkates në e-albania që duhet ti disponoje dhe afishojë në mjedisin e punës dhe duhet të njohe të gjithë punonjësit me rregullat e protokollit, duke garantuar gjithashtu respektimin e tyre.

Bizneset që nuk do ti zbatojnë këto rregulla dhe protokolle do të penalizohen sipas legjislacionit në fuqi.

Për bizneset ku rreziku i përhapjes së infeksionit është më i lartë, do të vendosen monitories nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, specialist të shëndetit publik apo infermierë, të cilët po trajnohen enkas për monitorimin e zbatimit të protokolleve të punës.

Hapja graduale me faza, duhet kuptuar si një normalitet i ri brenda gjendjes së epidemisë, jo si një rrugë drejt një normalizimi të shpejtë.

 

Masat të tjera për parandalimin e COVID-19

Nga veriu në jug, me  angazhim maksimal epidemiologët e strukturave tona të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor po vijojnë punën pa u ndalur, për gjurmimin e rasteve të dyshuara për COVID19. Aktualisht Kruja dhe Kurbini me rastet e ditëve të fundit kanë drejtuar gjithë vemendjen për një hetim të thelluar epidemiologjik.

Ka nsiur testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 8 ton me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të financuara nga qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19. Nga stoku ardhur më parë me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani jemi pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Gjithashtu në vijim të forcimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19  kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe  UNDP.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127.

Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Mos shkoni menjëherë në spital!

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 2 668 135 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 190 236
  • Azi:          431 034 raste të konfimuara

16 139 vdekje

  • Afrikë 27 221 raste të konfirmuara

1 286 vdekje

  • Amerikë: 1 042 525 raste të konfirmuara

58 917 vdekje

  • Oqeania : 8 036 raste të konfirmuara

99 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 24 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (24 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 431 034
Turqia 101790
Iran 87026
Kina 83884
India 23077
Izrael 14882
Arabia Saudite 13930
Japonia 12240
Singapore 11178
Pakistan 11155
Korea e jugut 10708
Emiratet e Bashkuara 8756
Indonesia 7775
Katar 7764
Filipine 6981
Malajsia 5603
Bangladesh 4186
Thailand 2839
Kuvait 2399
Kazakhstan 2334
Bahrain 2217
Uzbekistan 1778
Oman 1716
Irak 1677
Afghanistan 1281
Liban 688
Kyrgyzstan 656
Jordania 437
Taivan 427
Sri_Lanka 368
Palestine 336
Vietnam 268
Brunei_Darussalam 138
Mianmar 132
Kamboxha 122
Maldives 110
Nepal 48
Siria 42
Mongolia 36
Timor_Leste 23
Laos 19
Bhutan 7
Jemen 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 042 525
USA 869172
Brazil 49492
Canada 42099
Peru 20914
Chile 11812
Mexico 11633
Ekuador 11183
Republika Domenikane 5543
Panama 5166
Kolumbia 4561
Argentina 3423
Puerto_Rico 1416
Kuba 1235
Bolivia 703
Kosta_Rika 687
Uruguai 557
Honduras 519
Guatemala 384
Venezuela 298
Jamaika 252
El_Salvador 250
Paraguai 220
Trinidad dhe Tobago 115
Aruba 100
Bermuda 99
Barbados 76
Sint_Maarten 73
Bahamas 72
Haiti 72
Guyana 70
Ishujt Kajman 66
Ishujt Virgin 54
Antigua_and_Barbuda 24
Belize 18
Dominica 16
Grenada 15
Saint_Kits dhe Nevis 15
Saint_Lucia 15
Curaçao 14
Saint_Vincent_&_Grenadines 13
Ishujt Malvinas 12
Greenland 11
Montserrat 11
Ishujt Turks_and_Caicos 11
Nikaragua 10
Suriname 10
Bonaire 6
British_Virgin_Islands 5
Anguilla 3
Oqeania 8036
Australia 6667
Zelanda e re 1114
Polinezia Franceze 57
Guam 140
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 14
Papa new Guinea 8
Afrika 27 221
Afrika e jugut 3953
Egjypt 3659
Maroku 3568
Algeria 3007
Kameron 1401
Gana 1154
Cote_dIvoire 1004
Xhibuti 986
Nigeria 981
Tunizia 918
Guinea 862
Niger 671
Burkina_Faso 616
Senegal 479
Republika e Kongos 394
Mauritius 331
Somalia 328
Kenia 320
Mali 309
Republika e Tanzanise 285
Kongo 186
Gabon 167
Sudan 162
Ruanda 154
Madagaskar 121
Etiopia 116
Liberia 101
Togo 88
Guinea Ekuadoriale 84
Cape_Verde 82
Zambia 76
Uganda 74
Sierra_Leone 64
Libia 60
Benin 58
Guinea_Bissau 52
Mozambique 46
Chad 40
Eritrea 39
Malawi 33
Eswatini 32
Zimbabwe 29
Angola 25
Botswana 22
Republika e Afrikes qendrore 17
Namibia 16
Burundi 11
Seychelles 11
Gambia 10
Sao Tome dhe Principe 8
Mauritania 7
Sudani jugor 4
Total 1 509 512

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 24. 04. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 158 623 raste të konfirmuara
    • 113 788 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 24 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (24 prill 2020)
Europa 1 158 623
Spanja 213024
Itali 189973
Gjermani 150383
United_Kingdom 138078
France 120804
Russia 62773
Belgjika 42797
Hollanda 35729
Zvicra 28414
Portugalia 22353
Irlanda 17607
Suedia 16755
Austria 14985
Polonia 10511
Rumania 10096
Danimarka 8073
Bjellorusia 8022
Ukraine 7647
Norvegjia 7345
Serbia 7276
Çekia 7188
Finland 4284
Luxembourg 3665
Moldavia 2926
Greqia 2463
Hungaria 2383
Kroacia 1981
Islanda 1789
Armenia 1596
Estonia 1592
Azerbaijan 1548
Bosnia_dhe_Herzegovina 1413
Lithuania 1410
Sllovenia 1366
Sllovakia 1325
Macedonia e veriut 1300
Bullgaria 1097
Qipro 795
Letonia 778
Andorra 724
Kosova 669
Shqiperia 663
San_Marino 501
Malta 445
Gjeorgjia 425
Mali I zi 319
Isle_of_Man 307
Jersey 276
Guernsey 245
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 133
Monako 94
Liechtenstein 82
Vatikani 9

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 24prill 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

Situata e COVID-19 në Itali datë 24.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 106 527 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 25 969 vdekje
  • 60 498 pacientë të shëruar
  • 2 173   pacientë në terapi intensive
  • 82 286  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 34368
Emilia Romanja 12509
Piemonte 15391
Veneto 9679
Toskana 6133
Liguria 3437
Marche 3273
Lazio 4492
Campania 2943
Trento 1827
Puglia 2933
Fruli 1320
Siçili 2320
Abruzzo 2079
Bolzano 1093
Umbria 322
Sardenja 804
Kalabria 821
Valle d’Aosta 354
Bazilikata 229
Molise 200

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.