Ministria e Shëndetësisë
  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (25.06.2020) janë testuar 24711  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

 

  • 2192 raste të konfirmuara
  • 49 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 1250 pacientë të shëruar
  • 894 numri i rasteve aktive

Shpërndarja e rasteve konfirmuara me COVID-19,  datë: 24. 06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 17 15 0
Dibër 10 10 0
Durrës 440 255 9
Elbasan 33 22 1
Fieri 105 60 4
Gjirokastër 7 1 0
Korça 39 19 0
Kukës 52 39 1
Lezhë 80 55 0
Shkodër 300 142 5
Tiranë 1024 627 28
Vlorë 85 5 1
Total 2192 1250 49

 

 

Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundi

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 344 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 78 raste pozitive.

Një pjesë e mirë e rasteve ditore lidhen me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec.

Ndërkohë që në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Një pacient 66-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej një jave në gjendje të rëndë. Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësë në frymëmarrje dhe pavarësisht frymëmarrjes së drejtuar, terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 66-vjeçari, i cili vuante nga diabeti dhe hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë. Që nga fillimi i epidemisë, 49 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë janë aktualisht 894 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

 

 Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në terren për të siguruar zbatimin e protokolleve

Në zbatim të Urdhërave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19,  Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në 24 orët e fundit ka kryer 1716 inspektime në subjekte. Është pezulluar aktiviteti në një fasoneri dhe janë vendosur 3 masa administrative për subjekte të cilat janë gjetur në shkelje. 2 masa administrative me gjobë për bar-kafe dhe market dhe 1 masë administrative për pezullim aktiviteti në fasoneri. Gjobat janë në vlerën 100 000 lekë për çdo subjekt të kapur në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19.

Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet: Berat, Durrës, Korçë.

Mbi 78 mijë subjekte janë kontrolluar dhe monitoruar në të gjithë vendin gjatë periudhës së epidemisë.

Nërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësorë do të vijojnë në terren për ndërgjegjesimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigursë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Vlerësimi i situatës aktuale nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

 

Përfundimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk e ul gatishmërinë në përballje me këtë virus të rrezikshëm, pasi vendi vijon të jetë në gjendje epidemie si pasojë e situatës së shkaktuar nga SARS-COV2. Që do të thotë se do të vijojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat e marra në kuadër të gjendjes se epidemisë. Bazuar në ligjin për sëmundjet infektive, do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet e çdo lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, do të vijojë karantinimi i personave të konfirmuar me COVID19 si rregull përgjatë gjithë kësaj gjendje, do të vijojnë të jenë në fuqi masat për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Strukturat e Task-Forcës anti-Covid vijojnë të jenë të angazhuar 24/7 në të gjithë territorin, me kapacitet të plotë dhe çdo thyerje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës.

Me plotësimin e kapaciteteve në Spitalin Infektiv, sistemi shendetesor po përgatitet për hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT ose spitali COVID3 për të përballuar fluksin në rritje dhe është duke u rekrutuar stafi mjekësor dhe infermieror që do të shërbejë në këtë spital. Paralelisht nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapet Spitalin COVID 2, pra ish-Sanatoriumin, dhe në skenarin tjetër, në rast se shifrat kapërcejnë këto kapacitete do të kalohet tek spitali karantinë COVID4 në aksin Tiranë-Durrës.

Komiteti Teknik i Ekspetëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, pra do të vijoj transporti publik ndërqyetetas dhe brenda qytetit, por me disa masa dhe protokolle të veçanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si për ata që shërbejnë dhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë i detyrueshëm. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për të mos lejuar përhapjen e SARS-COV2.

 

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat:

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Inspektoriati dhe Task-Forca në terren vijojnë kontrollet intensive në subjekte, por nevojitet bashkëpunimi i bizneseve dhe qytetarëve për të respektuar rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar positive me shenja të lehta ose asimptomatikë, por edhe ata qytetarë që kanë dyshime se janë të prekur ose janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve dhe bizneseve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur, bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar asnjë person pozitiv që të thyejë rregullin duke dalë nga karantina, deri në shërimin e plotë.
Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 9 400 295 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 482 468
  • Azi:          1 993 579 raste të konfimuara

50 531 vdekje

  • Afrikë 333 696 raste të konfirmuara

8 763 vdekje

  • Amerikë: 4 714 661 raste të konfirmuara

233 685 vdekje

  • Oqeania : 9 060 raste të konfirmuara

131 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 25 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (25 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 1 993 579
India 473105
Iran 212501
Pakistan 192970
Turqia 191657
Arabia Saudite 167267
Bangladesh 122660
Katar 90778
Kina 84673
Indonesia 49009
Emiratet e Bashkuara 46133
Singapore 42623
Kuvait 41879
Irak 36702
Oman 33536
Filipine 32295
Afghanistan 29715
Bahrain 23570
Izrael 22044
Kazakhstan 19285
Japonia 18110
Korea e jugut 12563
Nepal 10728
Malajsia 8596
Uzbekistan 6990
Taxhikistan 5630
Kyrgyzstan 3954
Thailand 3158
Maldives 2261
Sri_Lanka 2001
Liban 1644
Palestine 1534
Jordania 1071
Jemen 1015
Taivan 446
Vietnam 352
Mianmar 293
Siria 231
Mongolia 216
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 130
Bhutan 70
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 4 714 661
USA 2381361
Brazil 1188631
Peru 264689
Chile 254416
Mexico 196847
Canada 102242
Kolumbia 77113
Ekuador 52334
Argentina 49838
Republika Domenikane 28631
Panama 28030
Bolivia 27487
Guatemala 14819
Honduras 14571
Puerto_Rico 6820
Haiti 5429
El_Salvador 5150
Venezuela 4365
Kosta_Rika 2515
Kuba 2319
Nikaragua 2170
Paraguai 1528
Uruguai 902
Xhamaika 678
Suriname 357
Guyana 209
Ishujt Kajman 196
Bermuda 146
Trinidad dhe Tobago 123
Bahamas 104
Aruba 101
Barbados 97
Ishujt Virgin 80
Sint_Maarten 77
Antigua_and_Barbuda 65
Saint_Vincent_&_Grenadines 29
Curaçao 24
Belize 23
Grenada 23
Saint_Lucia 19
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Turks_and_Caicos 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 9 060
Australia 7521
Zelanda e re 1169
Polinezia Franceze 60
Guam 231
Kaledonia e re 21
Fixhi 18
Ishujt Mariana 30
Papa new Guinea 10
Afrika 333 696
Afrika e jugut 106108
Egjypt 58141
Nigeria 22020
Gana 15013
Kameron 12270
Algeria 12248
Maroku 10907
Sudan 8889
Cote_dIvoire 7904
Senegal 6129
Republika e Kongos 6027
Kenia 5206
Guinea 5174
Etiopia 5034
Gabon 4956
Xhibuti 4630
Mauritania 3292
Republika e Afrikes qendrore 3099
Somalia 2860
Guinea Ekuadoriale 2001
Mali 2001
Sudani jugor 1930
Madagaskar 1787
Guinea_Bissau 1556
Zambia 1489
Sierra_Leone 1354
Tunizia 1160
Kongo 1087
Niger 1056
Cape_Verde 999
Malawi 941
Burkina_Faso 934
Benin 902
Chad 860
Ruanda 830
Uganda 805
Mozambique 762
Sao_Tome _and_Principe 710
Eswatini 690
Liberia 662
Libia 639
Togo 583
Zimbabwe 530
Republika e Tanzanise 509
Mauritius 341
Komorros 247
Angola 189
Burundi 144
Eritrea 143
Botswana 89
Namibia 76
Gambia 42
Saharaja perendimore 25
Seychelles 17
Lezoto 11
Total 7 051 692

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 25. 06. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 348 603 raste të konfirmuara
    • 189 350 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 25 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (25 qershor 2020)
Europa 2 348 603
Russia 606881
United_Kingdom 306862
Spanja 247086
Itali 239410
Gjermani 192079
France 161348
Suedia 62324
Belgjika 60898
Bjellorusia 59945
Hollanda 49804
Portugalia 40104
Ukraine 39014
Polonia 32821
Zvicra 31293
Irlanda 25396
Rumania 24826
Armenia 21717
Austria 17384
Moldavia 15078
Azerbaijan 14305
Serbia 13235
Danimarka 12615
Çekia 10777
Norvegjia 8777
Finland 7167
Macedonia e veriut 5450
Bullgaria 4242
Luxembourg 4140
Hungaria 4114
Bosnia_dhe_Herzegovina 3675
Greqia 3310
Kroacia 2388
Shqiperia 2192
Kosova 2169
Estonia 1983
Islanda 1827
Lithuania 1804
Sllovakia 1607
Sllovenia 1541
Letonia 1111
Qipro 991
Gjeorgjia 917
Andorra 855
San_ Marino 698
Malta 665
Mali I zi 389
Isle_of_Man 336
Jersey 319
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 176
Monako 102
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 25 qershor 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 25.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 18 303 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 34 678 vdekje
  • 186 725 pacientë të shëruar
  •     107   pacientë në terapi intensive
  • 16 938   qytetarë në izolim

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.