Ministria e Shëndetësisë
  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (26.06.2020) janë testuar 25563  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

 

  • 2269 raste të konfirmuara
  • 51 pacientë kanë ndëruar jetë
  • 1298 pacientë të shëruar
  • 920 numr i rateve aktive

 

Shpërndarja e rasteve konfirmuara me COVID-19,  datë: 24. 06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 21 16 0
Dibër 10 10 0
Durrës 446 263 9
Elbasan 36 23 1
Fieri 108 60 4
Gjirokastër 8 1 0
Korça 44 19 0
Kukës 53 39 1
Lezhë 83 56 0
Shkodër 316 157 5
Tiranë 1054 649 30
Vlorë 90 5 1
Total 2268 1298 51

 

 

Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundi

 

Gjatë 24 orëve të fundit, për fat të keq dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, pavarësisht asistencës së madhe të mjekëve dhe trajtimit mjekësor.

Dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura. Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare. Dhe një 54 vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit. 51 qytetarë nderr

Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1298 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 402 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 77 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: Tirana 28 raste, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë.

Në vendin tonë aktualisht janë 920 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Kanë vazhduar testimet serologjike në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT. Janë kryer 3380 testime në personel shëndetësor me një pozitivitet të përgjithshëm 6%.

 

 

 Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në terren për të siguruar zbatimin e protokolleve

Në zbatim të Urdhërave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19,  Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës anti-COVID: Drejtorinë Tatimore, Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit,  realizuan 1708 inspektime dhe monitorime në 24 orët e fundit në të gjitha qarqet e vendit.

Nga inspektimet janë marrë 2 vendime të ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit të subjekteve dhe janë vendosur 2 masa administrative me gjobë për bar-kafe dhe magazinë ushqimore. Gjobat janë vendosur  në vlerën 100 000 lekë për çdo subjektet e kapura në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19.

Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë.

Mbi 86 mijë subjekte janë kontrolluar dhe monitoruar në të gjithë vendin gjatë periudhës së epidemisë për masat ndaj COVID19.

Ndërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësore do të vijojnë punën në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigursë me zero tolerancë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Vlerësimi i situatës aktuale nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

 

Përfundimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk e ul gatishmërinë në përballje me këtë virus të rrezikshëm, pasi vendi vijon të jetë në gjendje epidemie si pasojë e situatës së shkaktuar nga SARS-COV2. Që do të thotë se do të vijojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat e marra në kuadër të gjendjes se epidemisë. Bazuar në ligjin për sëmundjet infektive, do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet e çdo lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, do të vijojë karantinimi i personave të konfirmuar me COVID19 si rregull përgjatë gjithë kësaj gjendje, do të vijojnë të jenë në fuqi masat për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Strukturat e Task-Forcës anti-Covid vijojnë të jenë të angazhuar 24/7 në të gjithë territorin, me kapacitet të plotë dhe çdo thyerje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës.

Me plotësimin e kapaciteteve në Spitalin Infektiv, sistemi shendetesor po përgatitet për hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT ose spitali COVID3 për të përballuar fluksin në rritje dhe është duke u rekrutuar stafi mjekësor dhe infermieror që do të shërbejë në këtë spital. Paralelisht nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapet Spitalin COVID 2, pra ish-Sanatoriumin, dhe në skenarin tjetër, në rast se shifrat kapërcejnë këto kapacitete do të kalohet tek spitali karantinë COVID4 në aksin Tiranë-Durrës.

Komiteti Teknik i Ekspetëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, pra do të vijoj transporti publik ndërqyetetas dhe brenda qytetit, por me disa masa dhe protokolle të veçanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si për ata që shërbejnë dhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë i detyrueshëm. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për të mos lejuar përhapjen e SARS-COV2.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Fuqizimi i njësive të terapisë intensive

Reanimacioni i Spitalit COVID2 ” Shefqet Ndroqi” është rinovuar duke u pajisur me 100% me pajisje te reja të teknologjisë së lartë. Janë dyfishuar kapacitetet e terapisë intensive në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” me pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë, duke filluar nga shtretërit e reanimacionit, respiratorët, monitorët multi-parametrikë që sapo janë instaluar, cpap, aspiratorë, shiringa elektrike, laringoskopë – seti i plotë i pajisjeve të reanimacionit I ka dhënë një fytyrë të re terapisë intensive të spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” me parametrat dhe standardet europiane, për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rënda.

Në kuadër të fuqizimin të njësive të terapisë intensive deri tani janë pajisur me sete të reja edhe reanomacionet në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe Elbasanit.

 

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat:

Situata epidemiologjike në vend po vijon në javën e 16 të epidemisë, por në 3 javët e fundit kemi një intensitet të lartë të hasjes së rasteve pozitive me Covid19. Kemi gjithashtu dhe një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive. Kjo situatë, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kriterin epidemiologjik, siç është periudha e gjatë e inkubacionit 14 ditor, si dhe mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit.

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për të gjithë qytetarët, bizneset, institucionet, respektoni masat e vendosura dhe protokollet e miratuara të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo sipërmarrje turistike dhe të gjithe pushuesve të zbatojnë protokollin e masave anti-Covid19 përgjatë gjithë sezonit.

Stafi i shërbimit, në kontaktet me pushuesit / vizitorët duhet të mbajë në mënyrë të domosdoshme maskat mbrojtëse. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër.

Të zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat akomoduese.

Të tregohet kujdes në përdormin e ashensorit në strukturat akomoduese që e disponojnë atë, duke respektuar masat e distancimit dhe të higjienës.

Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike. Të respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik, apo informacion për Covid19. Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

 

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 9 581 803 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 489 182
  • Azi:           2 036 409 raste të konfimuara

51 471 vdekje

  • Afrikë 347 779 raste të konfirmuara

9 069 vdekje

  • Amerikë: 4 821 970 raste të konfirmuara

238 690 vdekje

  • Oqeania : 9 115 raste të konfirmuara

133 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 26 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (26 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 2 036 409
India 490401
Iran 215096
Pakistan 195745
Turqia 193115
Arabia Saudite 170639
Bangladesh 126606
Katar 91838
Kina 84701
Indonesia 50187
Emiratet e Bashkuara 46563
Kuvait 42788
Singapore 42736
Irak 39139
Oman 34902
Filipine 33069
Afghanistan 30175
Bahrain 24081
Izrael 22400
Kazakhstan 19750
Japonia 18197
Korea e jugut 12602
Nepal 11162
Malajsia 8600
Uzbekistan 7228
Taxhikistan 5691
Kyrgyzstan 4204
Thailand 3158
Maldives 2277
Sri_Lanka 2010
Liban 1662
Palestine 1588
Jordania 1086
Jemen 1076
Taivan 447
Vietnam 352
Mianmar 293
Siria 242
Mongolia 219
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 130
Bhutan 70
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 4 821 970
USA 2422310
Brazil 1228114
Peru 268602
Chile 259064
Mexico 202951
Canada 102611
Kolumbia 80599
Ekuador 53156
Argentina 52444
Republika Domenikane 29141
Panama 29037
Bolivia 28503
Guatemala 15619
Honduras 15366
Puerto_Rico 6877
Haiti 5543
El_Salvador 5336
Venezuela 4563
Kosta_Rika 2684
Kuba 2321
Nikaragua 2170
Paraguai 1569
Uruguai 907
Xhamaika 684
Suriname 373
Guyana 215
Ishujt Kajman 196
Bermuda 146
Trinidad dhe Tobago 123
Bahamas 104
Aruba 101
Barbados 97
Ishujt Virgin 81
Sint_Maarten 77
Antigua_and_Barbuda 65
Saint_Vincent_&_Grenadines 29
Curaçao 24
Belize 23
Grenada 23
Saint_Lucia 19
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Turks_and_Caicos 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 9 115
Australia 7558
Zelanda e re 1170
Polinezia Franceze 60
Guam 247
Kaledonia e re 21
Fixhi 18
Ishujt Mariana 30
Papa new Guinea 11
Afrika 347 779
Afrika e jugut 118375
Egjypt 61130
Nigeria 22614
Gana 15473
Kameron 12592
Algeria 12445
Maroku 11338
Sudan 8984
Cote_dIvoire 8164
Republika e Kongos 6411
Senegal 6233
Kenia 5384
Guinea 5211
Etiopia 5175
Gabon 5087
Xhibuti 4635
Mauritania 3739
Republika e Afrikes qendrore 3244
Somalia 2878
Mali 2007
Guinea Ekuadoriale 2001
Sudani jugor 1942
Madagaskar 1829
Guinea_Bissau 1556
Zambia 1497
Sierra_Leone 1381
Kongo 1204
Tunizia 1162
Niger 1059
Benin 1017
Cape_Verde 1003
Malawi 960
Burkina_Faso 941
Chad 863
Ruanda 850
Uganda 821
Mozambique 788
Sao_Tome _and_Principe 711
Eswatini 706
Libia 698
Liberia 681
Togo 588
Zimbabwe 551
Republika e Tanzanise 509
Mauritius 341
Komorros 247
Angola 197
Burundi 144
Eritrea 144
Botswana 89
Namibia 81
Gambia 43
Saharaja perendimore 25
Lezoto 20
Seychelles 11
Total 7 215 969

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 26. 06. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 365 834 raste të konfirmuara
    • 189 812 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 26 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (26 qershor 2020)
Europa 2 365 834
Russia 613994
United_Kingdom 307980
Spanja 247486
Itali 239706
Gjermani 192556
France 161348
Suedia 63890
Belgjika 61007
Bjellorusia 60382
Hollanda 49914
Portugalia 40415
Ukraine 40008
Polonia 33119
Zvicra 31345
Irlanda 25405
Rumania 25286
Armenia 23247
Austria 17431
Moldavia 15453
Azerbaijan 14852
Serbia 13372
Danimarka 12636
Çekia 10870
Norvegjia 8793
Finland 7172
Macedonia e veriut 5603
Bullgaria 4408
Luxembourg 4151
Hungaria 4123
Bosnia_dhe_Herzegovina 3796
Greqia 3321
Kroacia 2483
Shqiperia 2269
Kosova 2169
Estonia 1984
Islanda 1830
Lithuania 1806
Sllovakia 1630
Sllovenia 1547
Letonia 1111
Qipro 992
Gjeorgjia 919
Andorra 855
San_ Marino 698
Malta 668
Mali I zi 414
Isle_of_Man 336
Jersey 319
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 176
Monako 102
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 26 qershor 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 25.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar Īnë site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 17 638 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 34 708 vdekje
  • 187 615 pacientë të shëruar
  •     105   pacientë në terapi intensive
  • 16 177   qytetarë në izolim

 

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.