Ministria e Shëndetësisë
  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (05.06.2020) janë testuar 15809  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 1212 raste të konfirmuara
  • 34 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 910 pacientë të shëruar
  • 269 numri i rasteve aktive

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 05.06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 14 12 0
Dibër 10 1 0
Durrës 258 214 6
Elbasan 21 20 0
Fieri 59 47 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 37 36 1
Lezhë 52 52 0
Shkodër 130 114 2
Tiranë 607 388 21
Vlorë 5 4 1
Total 1212 910

 

34

 

Situata e 24 orëve të fundit e  COVID 19 në Shqipëri

Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Në 24 orët e fundit janë kryer 162 testime nga të cilat janë konfirmuar 15 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër dhe 2 në Kamëz, kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Dy rastet pozitive në Bashkinë Kamëz janë identifikuar gjatë një ceremonie mortore, ndaj edhe një herë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rikujton qytetarëve se funeralet përtej rretheve familjare të ngushta, nuk jane të lejuara, pasi janë rrezik për shpërndarjen e infeksionit.

Ku informojme se në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara e cila vuante nga insuficiencë kardiake kronike, fibrillacion atrial dhe hipertension, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë si pasojë e dekompensimit progresiv kardiak dhe pulmonar fatal nga COVID19.  85-vjeçarja me inicialet H.K, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. 85-vjeçarja është viktima e 34 e COVID-19 në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre që nga fillimi epidemisë në 910. Në vendin tonë janë 269 persona aktivë me COVID19, ku në Tiranë janë rreth 69 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Shkodër, Kamëz, Krujë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1212 raste, ndërsa rreth 75% e të prekurve janë tashmë të shëruar. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2035 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %.

Barna dhe kujdes shëndetësor gjatë epidemisë së COVID-19

Më shumë se 40 mijë receta me rimbursim kanë marrë falas pacientët kronikë në këto muaj të epidemisë së COVID19 në vendin tonë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të gjithë mjekët e familjes, infermierët, me organizimin e sistemit shëndetësor kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, sidomos të të sëmurëve kronike në këtë periudhë epidemie. Asnjë pacient kronik nuk ka mbetur pa shërbim mjekësor, falë punës së mjekëve të familjes dhe organizimit të sistemit shëndetësor, pavarësisht përballjes së vështirë me COVID19.

Më pak se 10% e të prekurve aktivë me COVID-19 po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes. Aktualisht janë mbi 240 qytetarët të prekur nga COVID19, të cilët janë asimptomatikë ose me shenja të lehta të sëmundjes, të cilët aktualisht po ndiqen nga 100 mjekë familje, sipas zonave ku ata banojnë, për monitorimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Rrisim kapacitetet spitalore për trajtimin e COVID-19

Strukturat e re spitalore në autostradë ka përfunduar rikonstruksionin, me standarte bashkëkohore do të jetë në dispozicion për trajtimin e të prekurve me COVID19. Ky spital ka 100 shtretër 50 prej tyre me oksigjen dhe është një strukturë që rrit kapacitetet e spitaleve për trajtimin e COVID19 nëse do të jetë e nevojshme për përballimin e çdo fluksi të mundshëm. Struktura e re spitalore plotëson të gjitha kushtet pasi ka dhomë tirazhi, sallë kirurgjie dhe terapi intensive. Kjo strukturë do të përdoret në rastet e shtimit të rasteve në fazën e hapjes, gjatë sezonit ose nëse do të ketë një valë të dytë në vjeshtë.

Në skenarë janë planifikuar në total 500 shtretër. Pra spitalet COVID1, COVID2, COVID3 që janë strukturat e ish-kirurgjive, dhe shtohet dhe COVID4 për të gjitha ato raste kur fluksi do të jetë i madh.

Për forcimin e kapaciteteve janë vënë në dispozicion 2.5 miliardë lekë nga qeveria shqiptare me qëllim përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19.

Testimi serologjik edhe në popullatë

Deri tani janë kryer 1452 testime serologjike tek personeli shëndetësor në laboratorin e mikrobiologjisë ne QSUT. Pozitiviteti rezulton  9% që tregon se mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve ka funksionuar, pra  9% e rasteve kanë patur krijimin e antitrupave.

Testimi do të vijojë edhe tek qytetarët dhe për këtë është gati një plan dhe po pritet miratimi nga komiteti Teknik i Ekspertëve.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit.

Vijojnë të jenë të ndaluara çdo lloj aktiviteteti me grumbullime masive njerëzish, ndaj lutemi për respektim të masave që janë në fuqi.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 6 603 329 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 391 732
  • Azi:          1 244 915 raste të konfimuara

32 835 vdekje

  • Afrikë 169 823 raste të konfirmuara

4 743 vdekje

  • Amerikë: 3 161 754 raste të konfirmuara

176 188 vdekje

  • Oqeania : 8 705 raste të konfirmuara

131 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 5 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (5 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 1 244 915
India 226770
Turqia 167410
Iran 164270
Arabia Saudite 93157
Pakistan 89249
Kina 84171
Katar 63741
Bangladesh 57563
Emiratet e Bashkuara 37018
Singapore 36922
Kuvait 29921
Indonesia 28818
Filipine 20382
Afghanistan 18054
Izrael 17562
Japonia 17064
Oman 14316
Bahrain 13296
Kazakhstan 12312
Korea e jugut 11668
Irak 8840
Malajsia 7970
Taxhikistan 4289
Uzbekistan 3965
Thailand 3102
Nepal 2634
Kyrgyzstan 1936
Maldives 1872
Sri_Lanka 1797
Liban 1306
Jordania 765
Palestine 643
Jemen 453
Taivan 443
Vietnam 328
Mianmar 236
Mongolia 191
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 125
Siria 124
Bhutan 48
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 3 161 754
USA 1872660
Brazil 614941
Peru 183198
Chile 118292
Mexico 105680
Canada 93715
Ekuador 40966
Kolumbia 35120
Argentina 19255
Republika Domenikane 18319
Panama 15044
Bolivia 12245
Guatemala 6154
Honduras 5880
Puerto_Rico 4508
El_Salvador 2781
Haiti 2640
Kuba 2119
Venezuela 2087
Kosta_Rika 1194
Nikaragua 1118
Paraguai 1086
Uruguai 832
Xhamaika 591
Ishujt Kajman 160
Guyana 153
Bermuda 141
Trinidad dhe Tobago 117
Bahamas 102
Aruba 101
Barbados 92
Suriname 82
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 71
Antigua_and_Barbuda 26
Saint_Vincent_&_Grenadines 26
Grenada 23
Curaçao 21
Saint_Lucia 19
Belize 18
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 8 705
Australia 7240
Zelanda e re 1154
Polinezia Franceze 60
Guam 179
Kaledonia e re 20
Fixhi 18
Ishujt Mariana 26
Papa new Guinea 8
Afrika 169 823
Afrika e jugut 40792
Egjypt 29767
Nigeria 11516
Algeria 9831
Gana 8885
Maroku 8003
Kameron 6789
Sudan 5499
Xhibuti 4054
Senegal 4021
Guinea 3991
Republika e Kongos 3643
Cote_dIvoire 3262
Gabon 2955
Kenia 2340
Somalia 2204
Etiopia 1636
Mali 1461
Guinea_Bissau 1346
Sudani jugor 1317
Guinea Ekuadoriale 1306
Republika e Afrikes qendrore 1288
Zambia 1111
Tunizia 1087
Niger 963
Madagaskar 957
Sierra_Leone 914
Burkina_Faso 885
Chad 828
Mauritania 784
Kongo 635
Uganda 522
Republika e Tanzanise 509
Cape_Verde 502
Sao_Tome_and_Principe 499
Togo 465
Ruanda 410
Malawi 393
Mozambique 352
Mauritius 335
Liberia 321
Eswatini 300
Benin 261
Zimbabwe 237
Libia 196
Komorros 132
Angola 86
Burundi 63
Eritrea 41
Botswana 40
Gambia 26
Namibia 25
Saharaja perendimore 23
Seychelles 11
Lezoto 4
Total 4 585 893

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 05. 06. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 017 436 raste të konfirmuara
    • 177 828 vdekje

 

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 5 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (5 qershor 2020)
Europa 2 017 436
Russia 441108
United_Kingdom 281661
Spanja 240660
Itali 234013
Gjermani 183271
France 152444
Belgjika 58767
Hollanda 46942
Bjellorusia 45981
Suedia 41883
Portugalia 33592
Zvicra 30830
Ukraine 25964
Irlanda 25142
Polonia 25048
Rumania 19907
Austria 16741
Danimarka 11811
Serbia 11571
Armenia 11221
Çekia 9494
Moldavia 9018
Norvegjia 8477
Finland 6911
Azerbaijan 6522
Luxembourg 4027
Hungaria 3954
Greqia 2937
Macedonia e veriut 2612
Bosnia_dhe_Herzegovina 2593
Bullgaria 2585
Kroacia 2247
Estonia 1890
Islanda 1806
Lithuania 1687
Sllovakia 1526
Sllovenia 1477
Shqiperia 1212
Kosova 1142
Letonia 1082
Qipro 958
Andorra 852
Gjeorgjia 801
San_Marino 687
Malta 622
Isle_of_Man 336
Mali I zi 324
Jersey 309
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 173
Monako 99
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 5 qershor 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 05.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 36 976 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 33 774 vdekje
  • 163 781 pacientë të shëruar
  •     316  pacientë në terapi intensive
  • 31 359   qytetarë në izolim

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.